E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIB, surprizë klientëve për festat e fundvitit

• “First Investment Bank Albania” ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Duke filluar nga data 10 dhjetor, kjo bankë ka hedhur në treg një paketë të re promocionale.Përgjatë kësaj periudhe, klientët, të cilët do hapin një depozitë pranë kësaj banke në të gjitha monedhat dhe afatet, si dhe të gjithë klientët, kreditë e të cilëve do t’iu aprovohet kredia gjatë kësaj periudhe, do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lotarinë e organizuar nga banka. Këta klientë do të kenë mundësinë të fitojnë një dhuratë unike, një arrë të larë në ar 24 karat, ashtu si edhe mundësinë të fitojnë çmimin e madh, një kuti me monedha fatsjellëse, gjithashtu të lara në ar. Fituesit do të zgjidhen në prezencë të një noteri, dhe çmimet do të tërhiqen nga klientët fitues, me datë 27 dhjetor 2007 dhe 9 janar 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›