Britney, vrasësja-lesbike për “Faster Pussycat! Kill! Kill!”
Një kthim prej “vajze të keqe” për Britney Spears. Mesa duket, regjisori i njohur Quentin Tarantino ka menduar të risjellë sukseshëm filmin kult të vitit 1965, “Faster Pussycat! Kill! Kill!”. Ish-mbretëresha e popit mendohet të vijë në këtë film në rolin e kërcimtareje lesbike vrasëse që vret por dhe shumë joshëse për klientër që vijnë ta shohin në shfaqjet nudo.
Burime pranë regjisorit janë shprehur: “Quentin është i bindur se Britney do të ishte e përkryer për këtë rol”. Duket se edhe këngëtarja është entuziaste për eksperincën e re e cila mund ta ndihmonte për të dalë nga makthi i kohëve të fundit. Për Britneyn nuk është caktuar ndonjë rol sekondar por roli i protagonistes. Do të jetë në fakt Varla, një “Pussycat doll” që do të takohet me një çift të fejuarish, vret djalin dhe rrëmben vajzën e bukur. Vdekje, frikë por edhe shumë seks. Në filmin origjinal të drejtuar nga Russ Meyer, Varla është interpretuar nga Tura Satana. Regjisori që më vonë punoi edhe për revistën “Playboy”, kishte dobësi për femrat me gjoks të bëshëm, dhe për punët e tij ai gjithmonë zgjidhte vetëm gra me gjoks tejet më madh. 40 vjet më parë, biondja Britney as nuk do të ishte marrë në konsideratë, në kohën kur nuk njiheshin operacionet plastike. Për Spears megjithatë nuk është gjithçka e sigurt pasi shumë bukuroshe do të ishin gati të bënin gjithçka për të fituar këtë rol. NË listë për rolin është edhe pornostari Tera Patrick. Tarantino u është referuar për këtë sipërmarrje edhe vajzave të tjera që merren me porno.
8 Gusht 2008