Madona, poza nudo para se të bëhej e famshme
Krejt lakuriq, me flokët e shkurtër e të zinj sterrë dhe shikim e mprehtë porsi të një maceje të egër. Sidomos krahë dhe pjesë të tjera të trupit të cilat duket se nuk ia kanë parë as hijen briskut apo makinës së rrojes. Ja pra kjo është shfaqja e Madonës, gjatë kohës kur këngëtarja e famshme ishte në fillimet e përpjekjeve të saj që të bënte karrierë. Asgjë e përbashkët me yllin super-seksi të 20 viteve të fundit nu duket në këto fotografi. Madje më tepër ngjashmëri ka me të bijën, Lourdes, kemi parasysh këtu tiparet duke nisur që nga qerpikët e errët.
Fotografitë e nxjerra kohët e fundit dhe të publikuara nga tgcom.it janë bërë nga Madona në një studio boshe. E reja Louise Veronica Cicone të ngjason tamam si një vajzë e thjeshtë provinciale në hapat e saj të parë. Në variantin romantik, me sytë e trishtuar dhe gjoksin e vogël të të nxjerrë jashtë, apo edhe në poza më klasike si balerinë e mbuluar me një copë mëndafshi, që lë të duket lakuriqësia e saj, Madona shfaq tamam tendencat e saj dhe hijen e dives së ardhshme. E nëse për Merilin Monronë nuk kemi se çfarë të komentojmë, sigurisht që për Madonën në fillimet e saj mund të thuhet se krijon një figurë qesharake me duart dhe këmbët të cilave nuk u ka kaluar ndonjëherë sipër brisku, për të kaluar më pas te modeli i flokëve dhe trajtimi i tyre i keq që në disa foto duket qartë. Ndoshta që në atë kohë Madona ëndërronte që të bëhej një ditë një yll i kinemasë. Gjithashtu tiparet e fytyrës së artistes në këto foto të hapave të parë të karrierës së saj, krahasuar me Madonën që të gjithë kemi njohur në këto dy dekada duken tepër larg. Kushedi se çfarë do të thoshte vetë Madona në rast se do t’i duhej që të komentonte këto fotografi të shkrepura para shumë vitesh?!...
8 Gusht 2008