Vera shton vizitat në Muzeun Kombëtar
Si vendi ku çdo turist vendas e i huaj përballet fillimisht dhe fare lehtë, por edhe si vendi ku çdokush mund të admirojë veprat, monumentet, reliktet dhe historinë shqiptare, natyrisht që Muzeu Historik Kombëtar pritej që në këtë periudhë të kishte rritje të vizitueshmërisë. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi! Megjithëse duhet thënë që shifrat nuk janë shumë të larta në krahasim me ç’mund të ishin nëse do të ishte punuar më mirë me guidat, orientimin e turistëve, dhe organizimin e marrëdhënieve të muzeut me publikun. Mësojmë se rreth 30 mijë vizitorë ka pasur Muzeu Kombëtar vetëm gjatë këtij sezoni. Të paktën këto janë shifrat që kanë bërë të ditur për median vetë administrata e MHK-së.
8 Gusht 2008