Costner risjell pas 16 vjetësh “The Bodyguard”
Aktori Kevin Costner prej vitesh po mendon seriozisht të rrisë vlerat e tij duke risjellë një prej personazheve që i ka dhënë sukses të padiskutueshëm, atë të “The bodyguard” (Truproja). Nuk përjashtohet në serinë e re edhe pjesmarrja e Whitney Houston.
Ky do të jetë rasti i parë që aktori të luajë rolin e protagonistit të filmit që ka luajtur më parë. Edhe për Ëhitneyn ky do të ishte një rast i shkëlqyer duke parë se prej disa vitesh këngëtarja vazhdon të jetë nën varësinë e alkolit dhe drogës. Më pas të gjithë fansat e saj do të kenë mundësi të dëgjojnë albumin e ri që pritet të dalë në muajin nëntor. Personazhi i saj mesa duket nuk parshikon rikthimin tek Rachel marron. “Truproja” mund të ketë një vazhdim, por nuk mendoj se Farmer dhe Marron do të ribashkohen, përsa më takon, ai do t’i qëndrojë besnik fjalës së dhënë: Nuk do të jetë më truprojë e asnjë figure të njohur publike”. Por mesa duket problemi kryesor ka të bëjë me faktin: A është ende Whitney Houston një figurë e njohur publike?
8 Gusht 2008