Britni Spirs: Ja ëndrra e saj për t’u bërë e pavdekshme
Trilli i fundit i Britni Spirs? Ylli i muzikës ka vendosur që të ngrijë trupin pas vdekjes, për t’u ringjallur në të ardhmen. Kur themi “marrëzi vipash” jemi të bindur se bëmat e tyre janë të pafundme. Britni këtë herë është shprehur se dëshiron që trupi i saj të ruhet në azot të lëngshëm, në mënyrë që brezat e ardhshëm ta njohin atë ashtu siç ishte në të vërtetë. Ajo është kaq entuziaste për idenë e saj të ngrirjes së trupit, saqë mendon të investojë paratë në një shoqëri të specializuar në këtë teknikë: The Alcor Life Extension Foundation, është një nga shoqëritë më të vjetra që operon në këtë fushë, që në vitin 1972 dhe mundet të përdorë temperatura tepër të ulëta, për të ruajtur të paprekur trupat humanë, duke pretenduar më pas që këta trupa të rikthehen në jetë, por vetëm me anë të teknologjive që ende nuk janë bërë realitet. Britni më parë duhet të marrë lejen e babait të saj Xhejmit, i cili kontrollon gjendjen financiare. Burime pranë këngëtares pohojnë se ajo është aq e fiksuar pas jetës të së ardhmes, saqë do të bëjë ç’është e mundur për ta realizuar.
Kim Kardashian rrëfen se ka përdorur botox
Kim Kardashian ka thënë se ajo ka përdorur botox në të kaluarën, por thotë në të njëjtën kohë se nuk ka asgjë kundër operacioneve plastike. Në një intervistë të fundit televizive, 29-vjeçarja ka thënë se edhe pse ajo nuk është kundër operacioneve plastike, nuk i është nënshtruar asnjë procedure plastike, por ka provuar botoxin. “Nuk jam kundër operacioneve plastike. Kam përdoru botox më herët. Kjo është e vetmja gjë që e kam bërë. Por kurrë nuk e kam përmirësuar hundën. Hunda është pasiguria ime më e madhe. Gjithmonë dua ta përmirësoj pamjen e hundës... Kam qenë te mjeku, i kam lejuar të bëjnë fotografi, ai më tregoi se si do të dukej dhe nuk më pëlqeu, nuk do të dukesha e njëjta”, ka thënë Kim.
26 Maj 2010