1958, Brazili “shpërthen” në Suedi
Pjesa e gjashtë e ciklit: “80 vjet rreth planetit të futbollit, 1930-2010”. Një speciale e Skifter Këlliçit: “Nando Martelini, Anton Mazreku dhe unë”
Nga Skifter Këlliçi
Trishtimi i Martelinit
Në prag të këtij botërori që zhvillohej në Suedi,thuajse në tërë rruzullin tokësor jehonin tingujt e këngës “Volare”,(“Fluturo”), të këngëtarit të madh italian, Domeniko Modunjo, që triumfonte ne Festivalin e San Remos dhe do të quhej në Amerikë mister “Volare”, si të ishte ugur i mirë për uljen e tensionit ndërkombëtar të nisur me garën e çarmatimit që shpalli Hrushovi në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik,ndonëse ishte po ai dhe pasuesit e tij, të cilët dhanë urdhër që tanket e tyre në nëntor të atij viti të mbytnin revolucionin antikomunist që shpërtheu në Budapest.
Megjithatë, këtë atmosferë dritëhijesh që sillnin ngjarjet e mësipërme e hijesuan eliminimi i Italisë që në ndeshjet mënjanuese dhe katastrofa ajrore e Mynihut ku gjeten vdekjen thuajse tërë futbollistët e skuadrës angleze “Mançester Junaited”, që po kthehej nga Beogradi, ku kishte zhvilluar një ndeshje për Kupën e Kampionëve. Arriti të shpëtonte çuditërisht futbollisti 19–vjeçar, Bobi Carlton, që më pas, siç do të shohim në këtë rrugëtim të gjatë dhe të këndshëm, do të bëhej një nga futbollistët më të mirë të disa botërorëve të ardhshëm.
Trishtimi i komentatorit të madh italian, Nando Martelini në bisedën që vazhdoja të bëja më të në Romë, lidhej pikërisht më këto dy ngjarje dhe sidomos me mënjanimin skandaloz t skuadrës “axurra”. Ishte 5 dhjetori i viti 1957 dhe ajo do të zhvillonte ndeshjen e fundit mënjanuese me Irlandën e Veriut në Belfast. I duhej vetëm një pikë.
E fitoi takimin, por ç’mëkat!...Kjo ndeshje nga zyrtare, u shndërrua në miqësore. Arsyeja ishte banale. Gjyqtari hungarez nuk arriti të fluturonte nga Londra në Belfast për shkak të mjegullës së dendur. Kështu ndeshja e gjykuar nga një gjyqtar vendas, përfundoi paqësisht 2-2, për t’u përsëritur këtë radhë zyrtarisht më 15 janar të vitit 1958.
“I kam ndjekur me radio të dyja ndeshjet,- i thashë Martelinit,-të të komentuara nga Nikolo Karozio”.
Mbeti i habitur për ndërmendjen e kësaj këtë ngjarjeje kaq të largët, që kujtohej pas 46 vjetësh, në një nga ditët e para të vitit 1994.
“Mbaj mend që pas golit të dytë i cili u dha fitoren irlandezoveriorëve dhe bashkë me të edhe pasaportën për në botërorin suedez, - vazhdova,- Nikolo Karozio mbeti për një kohë të gjatë pa shqiptuar as edhe një fjalë ...”
“Ishte më të vërtetë një goditje e madhe për futbollin italian,-shpjegoi pastaj Martelini. - Atë mbrëmje e tërë Italia ishte në zi. Dështim në vitin 1950 në Brazil, dështim në vitin 1954 në Zvicër, por të paktën në fazën finale. Kurse tani nuk futnim këmbët as në këtë prag, mbeteshim në shtëpi për ta parë botërorin nga ekranet e TV-së. Por jo unë me Karozion që do të ndodheshim atje si radiotelekronistë të RAI-t.
Të veçanta të këtij botërori...
Më 1958 unë isha 20 vjeç dhe ndiqja ngjarjet sportive botërore jo vetëm nga RAI, Radio Beogradi ose Radio Zagrebi, ku komentonin Radevoje Markovici dhe Mladen Delici komentatorë me të vërtetë të zotë, (ndonëse pak kuptoja serbo-kroatisht nga rusishtja), por lexoja vazhdimisht gazetën “SovjetskiSport” dhe revistën “Sportivnye Igry”, që me hapnin shumë horizontin tim sportiv.
Kështu,para fillimit të këtij botërori, shkrova disa artikuj në gazetën “Zëri i Rinisë”,kushtuar këtij botërori që ngjallën jehonë te lexuesit. Dhe arsyeja ishte se pse për herë të parë një gazetë shqiptare nuk jepte thjesht njoftime të marra nga TASS-i ,që ishte Agjencia e Lajmeve te Bashkimit Sovjetik, ose botonte përkthime nga kjo shtypi sovjetik, sidomos nga “Sovjetski Sporti”,por dilte me një autor shqiptar. U jam mirënjohës shefit të redaksisë së kulturës, Luan Dibra dhe kryeredaktorit të “Zërit të Rinisë”, Dhimitër Verli, që më dhanë zemër të shkruaja artikuj të tillë, nga të cilët veçoj shkrimin e gjatë në dy numra,kushtuar këtij botërori dhe triumfit te skuadrës braziliane, që zbulonte para botës fenomenin 17-vjeçar, Pele, botuar në ditët e para të korrikut të vitit 1958.
Ishte vërtet i Pelesë, i Brazilit ky botëror, që aq shumë ishte admiruar më 1950 në Rio de Zhaneiro,kur humbi çuditërisht në finale me Uruguain,ashtu siç humbi po kaq çuditërisht edhe Hungaria më Bernë ne Gjermaninë Perëndimore. Ishte gjithashtu botërori i trajnerit të saj, Visente Feola, që duke e armatosur skuadrën e tij me rreshtimin taktik 4-2-4, varrosi përfundimisht sistemin “WM” (3-2-2-3).
Në ditët e qershorit të vitit 1958,ditë të një vere të freskët suedeze e cila përjetonte hijeshinë e rrallë të netëve të bardha, (kujtoni tregimin e Dostojevskit me të njëjtin titull”), braziianët sollën flladitjen e pyjeve tropikale të viseve të tyre, hijeshuar me ngjyrimet ekzotike nga sambas, këtij kërcimi tradicional, të luajtur me kaq temperament në fushë, që dukej sikur shoqërohej edhe me aromën aq të parapëlqyer: ”Cafe do Brasil”.
Por një të papritur të këndshme solli në këtë botëror edhe skuadra e Bashkimit Sovjetik,futbollin, të cilit kisha filluar ta ndiqja me shume vëmendje, siç thashë, falë leximit të shtypit të këtij vendi, me sport shumë të zhvilluar. Rusët të mbyllur në bedenat e tyre të vetizolimit, që predikonte Stalini,ashtu siç do të vepronte më pas dhe nxënësi i tij fanatik,Enver Hoxha,vepruan ngadalë,por me pjekuri para se të shfaqeshin në arenën e futbollit botëror. Në nëntor të vitit 1951 sollën në Tiranë ekipin “Spartak” një përzgjedhje e kombëtares, që e mbylli takimin me përfaqësuesen e Tiranës, 1-1.
“Vërtet ekipet hungareze që luajtën në 1948 në Tiranë ishin të kalibrit të lartë ndërkombëtar, pa përmendur përfaqësuesen e tyre që na mundi në Budapest me Pushkashin, Ciborin, Kocishin..., por edhe ekipi i “Spartakut” të Moskës ishte i rrallë,- më thoshte Anton Mazreku gjatë bisedave që patëm zhvilluar për kampionatet botërore,pas vitit 1960.”Madje për këtë turne të “Spartakut”,ai pati shkruar një artikull shumë tërheqës në “Sporti Popullor”.
Pastaj sovjetikët matën pulsin e futbollit botëror më 1952,kur morën pjesë në Olimpiadën e Helsinkit më 1952,ku arritën deri në gjysmëfinale. Por aty u thyen nga jugosllavët e...Titos. (Sa shumë u qortuan dhe madje u dënuan të ngratët futbollistë për këtë humbje të quajtur politike, siç kujtonte më pas Kostandin Beskovi, ish-futbollist i olimpikes sovjetike dhe më vonë trajner i shquar,në kujtimet e botuara vite më pas.).
Rusët nuk morën pjesë në botërorin e vitit 1954,por më 1956 fituan medaljet e arta në turneun e futbollit të Olimpiadës së Melburnit dhe më 1958 në Suedi zbritën me ambicie të mëdha. Për kureshtje kishin në gjirin e tyre futbollistë të tillë si Paramanov, Njeto, Tatushin, Isajev, Simonian, Ilin,që kishin luajtur më 1951 edhe në Tiranë në radhët e “Spartakut” të Moskës. Por grupi ku bënin pjesë,ishte grupi i ferrit dantesk, sepse u vunë përballë Austrisë, e katërta në botërorin zviceran, më 1954, , me Anglinë dhe me Brazilin. U cilësuan nga shtypi botëror debutantë ,por barazuan 2-2 me anglezët,natyrisht të drobitur dhe pikëlluar pas katastrofës ajror te Mynihut dhe ndonëse u rezistuan brazilanëve, falë edhe pritjeve të portierit të tyre të mahnitshëm, Jashin, mposhtën austriakët, 2-1. Kur rezultati ishte i barabartë 1-1, Jashini priti 11-metërshin e gjuajtur nga qendërsulmuesi i njohur Bucek dhe pastaj, pa kaluar disa minuta, rezultati i shndërrua 2-1 për ata. Meqë kishin pikë të barabarta me Anglinë, sipas rregullores së atëhershme, u rindeshën me Anglinë, fituan 1-0 dhe kaluan në fazën cerekfinale, ku u ndodhën përballë suedezëve pritës të këtij botërori.
“Këtë ndeshje,- i thashë gjatë bisedës Martelinit,- e kam ndjekur nga “Radio Moska” të komentuar nga komentatori i madh sovjetik, Nikollai Ozerov, sepse RAI nuk e transmetoi në Radio. Suedia fitoi 2-0,me gola të Hamrinit, që kishte nisur të luante me “Juventusin” në Itali, dhe Simonsonit, një tjetër futbollist i njohur suedez ,që do të rrëmbehej nga“Reali” i Madridit.
“Dhe unë e mbaj mend mirë të ndeshje, - më ndërpreu Martelini. -Por në humbjen e sovjetikëve ndikoi edhe lodhja e madhe, sepse u desh që në shtatë ditë të luanin kundër Anglisë, Brazilit, Austrisë dhe përsëri një ndeshje suplementare kundër Anglisë.”
Zhgënjim të madh solli në këtë botëror Hungaria,që u mënjanua qysh në ndeshjet në grupin e vet ku barazoi me Uellsin, 1-1, u mposht nga Suedia, 2-1 dhe ndonëse fitoi 4-0 kundër Meksikës, në ndeshje suplementare u mund nga Uellsi i panjohur 2-1.
“Natyrisht në këtë dramë të futbollit të njohur hungarez, - më tha Martelini, - ndikoi mungesa e futbollistëve të mëdhenj, Pushkash, Cibor, Kocish etj që gjatë revolucionit të vitit 1956 ndodheshin në turne jashtë shtetit. Në shenjë proteste,kundër pushtimit rus, ata kërkuan strehim politik. Tre të mësipërmit shkuan në Spanjë, ku u shqua Pushkashi që luajti vite me radhë me “Realin” e Madridit dhe madje në botërorin e vitit 1962 edhe me përfaqësuesen e Spanjës.”
Si për të treguar se jo rastësisht është kampione e botës në fuqi, RF Gjermane,e drejtuar përsëri nga Herbergeri, midis të tjerëve, paraqet një futbollist të rim, Uve Zelerin, emri i të cilit do të dominojë deri më 1970 në tri botërorë të futbollit.
Është pastaj edhe Franca që do t’i dhurojë botës një shenjëtar të rrallë, Zhyst Fontenin,i cili me 13 të shtënat e tij të sakta, mbetet edhe sot më i miri në librin e artë të botërorëve, dhe,me sa duket do të mbetet edhe për një kohë shumë të gjatë. Franca, duke mundur në gjysmëfinale RF Gjermane, 6-3 dëshmoi se do të shfaqej jo rrallë në tapetin e skuadrave më të mirë të Evropës dhe botës.
Pasi mundi habitërisht me shumë vështirësi Uellsin 1-0, më gol të debutuesit Pele, Brazili zbrazi tërë arsenalin e vet në takimin gjysmëfinal me Francën, 5-2, ku Peleja shënoi edhe tre gola të tjerë. Këtyre, ky djalosh fenomenal, do t’u shtonte edhe dy gola në finalen e bujshme, përsëri 5-2, këtë radhë kundër Suedisë, fitore që për herë të parë e shpuri Brazilin në Olimpin e futbollit.
“Brazili i markës 1958, -më tha Martelini,- ishte pa dyshim skuadra më mirë e të gjithë botërorëve të zhvilluar deri atëherë.”
Një veçori tjetër e këtij botërori ishte se të katër skuadrat e Britanisë së Madhe, Anglia,Skocia,Irlanda e Veriut dhe Uellsi, arritën në këtë botëror, por vetëm Uellsi dhe Irlanda e Veriut,që nuk parashikoheshin,kapërcyen në çerekfinale.
Rezultatet e fazës finale
Çerekfinale
RF Gjermane-Jugosllavi 1-0
Francë-Irlandë e Veriut 4-0
Suedi-Bashkimi Sovjetik 2-0
Brazil Uells 1-0
Gjysmëfinale
Suedi-RF Gjermane 3-1
Brazil-Francë 5-2
Finalja
Brazil-Suedi 5-2
Brazili: Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Belini, Orlando, Garrinca, Didi, Vava, Pele, Zagallo.
Suedia: Svenson, Bergmark, Aksbom, Bjornson, Gustavson, Parling, Hamrin, Green, Simonson, Lidholm, Skoglund
Golshënuesi më i mirë: Zhyst Fonten 13 gola
Nga galeria e yjeve: Pele, Garrinca, Didi,(Brazil), Jashin (B,Sovjetik), Kopa, Fonten (Francë)
26 Maj 2010