Lushnja pret Festivalin Tipologjik të Valles Folklorike në edicionin e pestë
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ka organizuar për të pestin vit Festivalin Folklorik Tipologjik
Izaura Ndoj
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike dje ka organizuar për të pestin vit Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar në qytetin e Lushnjes. Përgjatë tre netëve Lushnja do të shndërrohet dhe do gumëzhijë nga vallet tradicionale mbarëkombëtare. Nga data 25-27 maj 2010, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, organizon Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar. Gjithçka është kuruar sipas kritereve shkencore dhe organizative, ku u përgatitën mbi 300 valltarë, që do të shfaqen përgjatë ditëve të festivalit në Lushnjë. Ky festival është një tribunë e valleve popullore, tek e cila ndërthuren harmonishëm elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestracionit, interpretimit, etj, të cilët i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojmë. Këtë vit në këtë eveniment të valles popullore sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, Esat Ruka priten të marrin pjesë 12 qarqe, dhe një pjesë e tyre do të jenë dhe nga kufijtë jashtë Shqipërisë. E ndërkohë që ky do të jetë dhe evenimenti më i madh i traditës folklorike kombëtare që do të zhvillohet në këtë qytet, duke sjellë një atmosferë të bukur gjatë ditëve të zhvillimit të tij. Grupet përzgjedhëse të përbërë nga specialistë e njohës të spikatur të folklorit, kanë verifikuar në të gjitha grupet përfaqësuese zbatimin e kritereve të përcaktuara si në drejtim të origjinalitetit, të prurjeve, cilësisë së realizimit, tematikës ashtu edhe numrit të pjesëmarrësve, cilësisë së veshjeve, instrumenteve. Por edhe deri në përfaqësimin e grupmoshave e të zonave të ndryshme të etnokulturës shqiptare. Këto kritere kanë për qëllim ruajtjen e traditës kulturore shpirtërore të kombit tonë si brenda dhe jashtë hartës politike, po ashtu dhe transmetimin e saj brez pas brezi. Priten të marrin pjesë në këtë festival jo vetëm grupet e 12 qarqeve, por edhe të grupeve të shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës. Esat Ruka, drejtor i QKVF-së shprehet se “Edhe këtë vit ne synojmë që të realizojmë objektiva të rëndësishme, në përmbushjen e qëllimit që ne kemi, pra jo vetëm në ruajtjen e origjinalitetit, por edhe në përcjelljen brez pas brezi të trashëgimisë sonë folklorike“. Juria e vlerësimit të grupeve pjesëmarrëse do të vlerësohet nga personalitete të kulturës si prof.dr. Skënder Selimi, Lili Cingu etj. Gjithashtu, ai thekson më tej se për një ridimensionim të këtyre aktiviteteve të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë shpirtërore, kërkohet edhe parashikimi i aktiviteteve dytësore, të cilat i japin fizionomi multi-kulturore këtyre festivaleve. Për këtë arsye u kërkohet këtyre bashkive bashkë organizatore të parashikojnë në programet e tyre aktivitete dytësore siç janë, shfaqjet e grupeve në Bashki apo Komuna, në zonat rreth tyre, panaire të artizanatit, të kulinarisë dhe prodhimeve të zonës, vizita në monumentet e trashëgimisë kulturore të zonës etj. Gjithashtu, si tepër të rëndësishëm përveç të tjerash, Ruka ka cilësuar organizmin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, vitin e kaluar, në të cilin u prezantuan rreth 900 artistë nga 12 rajone të Shqipërisë, nga Kosova si dhe nga diaspora. Për disa ditë me radhë, qyteti i gurtë, Gjirokastra, ka mirëpritur artistët folkloristë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova dhe diaspora, të cilët morën pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar, një festival që përcjell vlerat e trashëgimisë shpirtërore, etno-muzikore, etnografike, të kostumeve të zonave të ndryshme, si dhe riteve aq të veçanta që populli i ka krijuar e ruajtur ndër shekuj. Drejtori i Festivalit, Esat Ruka, thotë se qëllimi i festivalit, është ruajtja e traditave dhe trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar. “Qëllimi themelor i festivalit është mbajtja gjallë e trashëgimisë shpirtërore, përmes këngës, valles, melodisë, pasurisë së kostumeve tradicionale, fjalës së mençur popullore- tregon Ruka.
26 Maj 2010