Britni Spirs, ikona e personave gej
Radhë e gjatë u krijua nga performanca e Britni Spirs në edicionin anglez të “X Factor”. “The Sun” bëri të ditur se këngëtarja ishte e magjishme në skenë, por edhe pas kuintave. Pasi mbaroi shfaqja, ylli i muzikës shkoi në klubin G.A.Y të Londrës për të festuar para kohe ditëlindjen e 27-të. Ndërkaq, interpretuesja e “Womanzier” është rrëfyer për revistën “Glamour”: “Kalova një vit ferri”, - duke iu referuar problemeve mendore. Në një artikull të “The Sun” flitet edhe për talentin e këngëtares Leona Levis, megjithatë padroni i versionit anglez të “X Factor”, Simon Kouell, qëndroi larg nga dhoma e zhveshjes së Britni Spirs. Kouell me pjesën tjetër të jurisë u detyruan të prisnin Britnin në korridor për të bërë një foto të shpejtë me të. Më pas erdhi radha e performancës dhe konkurrentja dha votën e saj për konkurrentët që do të hynin në gjysmëfinale duke rrëfyer mbrapa kuintave se nuk i kishte parë më parë as edhe një çast të vetëm konkurrentët. “Simon u përpoq të zhvillonte me të një bisedë”, - pohoi një burim i “The Sun” – por ajo ishte kaq e ftohtë dhe e sipërfaqshme”. Në përfundim të shfaqjes, Britni “u arratis” për të shkuar në njërin prej klubeve më të famshëm me gej për të festuar së bashku me babain, që është njëkohësisht edhe menaxheri i saj, Xhemi Spirs.
Për t’i uruar ditëlindjen ishin 1500 fansa që kënduan në kor “Shumë urime” kur ajo shoi qirinjtë e tortës mbi të cilën ishte stampuar kopertina e diskut më të fundit “Circus”. Këngëtarja megjithatë do ta festojë ditëlindjen (më 2 dhjetor) në Qendrën Linkoln të Nju Jorkut gjatë programit “Good Morning America”.
2 Dhjetor 2008