E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejonse, e egër dhe seksi



Bejonse tashmë gjendet në të gjitha gazetat dhe televizionet e të gjithë botës për fushatën promocionale të albumit të ri “I Am... Sasha Fierce”. Koreografia e videos të singëlit “Single Ladies” është parodizuar nga navigatorët e rrjetit duke e bërë të duket një kult. Më herët, këngëtarja interpretoi një film me rolin e Eta Xheims, ndërsa axhenda e saj ka vazhduar me fotot super seksi për të përmuajshmen GQ të Gjermanisë. Kur do të ndalet uragani Bejonse? Më 24 nëntor u zhvillua në Teatrin Egjiptian të Los Anxhelosit premiera botërore e ”Cadillac Records”, që pritet të dalë në SHBA më 5 dhjetor. Në tapetin e kuq, përveç Bejonses, ishin edhe aktorët e tjerë të filmit: Xhefri Rait, Kolumbus Short, Adrien Brodi dhe Gabriel Union. E intervistuar nga MTV, e veshur me një fustan të zi të markës Dolce & Gabbana, ishte tepër e emocionuar. “Për mua, Eta Xhons është një ikonë, është modeli im dhe që e vogël e kam dashur zërin e saj. Kur kam folur me të, gjëja e parë që më ka thënë ka qenë: “Të kam adhuruar që nga hera e parë që të dëgjova të këndoje”. Nuk mund ta besoja atë që po më thoshte”,- është shprehur këngëtarja.

Selin Dion, tepër e zënë për këngë të reja

Fituesja e çmimit “Oskar” për temën muzikore më të mirë të filmit “Titanik”, Selin Dion, është shprehur se tashmë është tepër e impenjuar për të shkruar këngë. Këngëtarja e hitit “Think Twice”, e cila gjatë karrierës së saj ka shitur më shumë se 200 milionë albume, thotë se dëshiron që të ketë kohë për të shkruar këngë të reja, por këtë nuk mund ta bëjë, pasi është shumë e zënë. “Do të kisha dashur të shkruaja këngë. Kam shumë ide. Nganjëherë më sillet nëpër kokë ndonjë melodi, pastaj ndonjë tekst, por kurrë nuk ulem që ta kompletoj një këngë. Mendoj se jam shumë e zënë për këngë të reja”, - ka thënë Dion.

2 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›