Brixh lë kombëtaren pas sex-gate-it
Angli
Mbrojtësi i Mançester Sitit, Uejn Brixh, ka marrë dje vendimin për t’u larguar nga kombëtarja e Anglisë, pas skandalit Xhon Terri. Brixh ka publikuar një deklaratë rreth kësaj çështjeje. “Unë kam menduar shumë gjatë për këtë vendim dhe pozitën time në kombëtaren angleze, pas raporteve dhe ngjarjeve të javëve të kaluara. Me plot keqardhje e them se unë duhet të largohem nga ekipi për shkak të së mirës së vendit. Unë nuk do të luaj në Botëror. Kam informuar dhe trajnerin për këtë vendim. I dëshiroj kombëtares më të mirë në Afrikën e Jugut”, përfundon komunikata. Fabio Kapelo tani ka probleme të mëdha. Rio Ferdinand është i dëmtuar, Ashli Kol po ashtu dhe nuk ka alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes.
#