Man. Junajtid humbet Anderson e Ferdinand
Dëmtimet
Mesfushori i Mançester Junajtid, Anderson, nuk do të jetë më në shërbim të skuadrës deri në fund të sezonit. Braziliani ka pësuar një dëmtimi në ligamentet e gjurit, në takimin e së martës kundër Uest Hemit, ku “Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 3-0. Në mars, 21-vjeçari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Portugali, ndërsa koha e parashikuar për rehabilitimin është gjashtë muaj. Sër Aleks Ferguson ka marrë edhe një tjetër lajm të keq: edhe Rio Ferdinand është dëmtuar dhe rrezikon të mos luajë në sfidën e kthimit në Champions kundër Milanit. Kapiteni i Kombëtares angleze ka probleme në shpinë dhe nuk do të luajë të dielën, në finalen e FA Cup në “Uembli” përballë Aston Vilës.
#