E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo sulmon: Në heshtje ju ndërtuat Calciopoli-n

Gjykimi

Mundet, thjesht, të kishte shijuar suksesin e Interit kundër çelsit. Ndërsa Zhoze Murinjo ka preferuar të japë një tjetër goditje nga të tijat. Por këtë herë, shumë të rëndë. Ja: “Dëgjoj të thuhet nga dikush (Galiani, Abete...), se duhet të ulim tonet..., u shpreh Mou. Pikërisht kështu ju italianët ndërtuat një histori, që mua si profesionit i futbollit dhe si persona më ka bërë të më vinte jashtë mase turp (nënkupton “Calciopoli”-n). Pra, asnjë leksion, sepse ju italianët, është mendimi i Murinjos, duhet të shikon në kopshtin tuaj. Dhe nuk ka rëndësi, nëse shikimin i tij si vëzhgues i jashtëm, tekniku portugez e bën nga brenda në një mënyrë, në të cilën jeton edhe ai. Sepse, ka shpjeguar, “unë jam i ndershëm dhe Italia nuk do të më ndryshojë”. I ndershëm, me duar në pranga, por kurrë në heshtje. Mjafton të marrësh batutën e tij për Milanin, për të kuptuar: “Nuk flas për kampionatin, sepse nëse do ta bëja, ngaqë më kanë thënë për penalltinë e padhënë kundër Milanit në Firence, ashtu siç ndodhi në Bari, mundet të ndëshkohem edhe për 3-4 ndeshje të tjera”. Dhe akoma: “Tani duhet të ulim tonet, të mos flasim për asgjë dhe të bëjmë si strucët: kokën nën rërë. Pikërisht kështu, ju italianët keni ndërtuar një histori, që mua si profesionist dhe si person, më ka bërë të më vijë jashtëzakonisht turp. Punoja në Portugali, por më ka ardhur turp t’i jap për të ngrënë familjes time nëpërmjet futbollit”. Më mbështetje të tij kanë dalë edhe tifozët ultras të Interit. San Siro para ndeshjes me çelsin, ishte e gjithë pro Murinjos dhe kundër sistemit: “Interistët, të bashkuar kundër të gjithëve”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›