Shtypi anglez irritohet, The Sun: Vrasje blu
Karlo Ançeloti nuk është ambientuar të komentojë vendimet e gjyqtarëve, siç ka bërë të ditur menjëherë pas ndeshjes së humbur nga çelsi i tij 2-1 ndaj Interit në “San Siro”. Por duke gjykuar reagimin e disa gazetave angleze (dhe nga vetë fjalët e tij në këtë shtyp) hidhen dyshime se “Blues”-ave u është mohuar një penallti nga gjyqtari Mejuto Gonzalez për faullin e Samuel ndaj Kalusë. Për ta besuar lexoni titullin e djeshëm të “The Sun” që shkruan qartë, “Kalouless” dhe flet hapur për “blue murder” (“vrasje blu”), për të cilësuar kështu gabimin e arbitrit. Ndërsa artikulli i referohet komentit të Ançelotit, sipas të cilit “ishte penallti neto”. Për t’u parë është një foto vlen më shumë se një mijë fjalë, shkrepja më e mirë e atij aksioni inkriminues. Një imazh që shfaqet edhe te “The Times”, por ku u jepet meritë edhe zikaltërve dhe, mbi të gjitha, Zhoze Murinjo, i cili “rrëmbeu një fitore speciale” kundër ish-skuadrës së tij. Njeriut, të cilit “Daily Mail” do t’i jepte “Oskar”-in për interpretimet e tij nëpërmjet mimikave të fytyrës dhe gjesteve, të bëra të pavdekshme në një galeri humoristike, është pikërisht Murinjo, sepse ka demonstruar se e ka akoma “the touch of magic” (“prekjen magjike”). Siç komenton Stiven Hauard, opinionisti i “The Sun”, portugezi është gjithmonë “kaq special”. Dhe për sa u përket titujve domethënës, një i tillë është edhe ai i “Daily Mail” (“Special 2-1”), që nuk bën aspak shaka, ndërsa “Daily Telegraph” e ilustron me një foto shumë origjinale, atë të Didier Drogba, që ha thonjtë pas traversës së tronditur në një goditje dënimi. Por duke lënë mënjanë reklamimet e “Blues”-ave për penalltinë e padhënë, dyshime hidhen edhe për golin e barazimit momental 1-1 nga Kalu, i cili i lejon çelsit të presë ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge” me pak më shumë shpresë. “The Guardian” flet për një “Chelsea bruised but breathing” (“çelsi plagoset, por merr ende frymë”), duke i referuar kështu golit të shënuar në transfertë.
#