E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stadiumi i Sarandës vesh tapetin e ri

Inaugurimi

Inaugurimi i tapetit të ri të stadiumit të Sarandës është shndërruar në një festë qytetare. Në ceremoni, përveç drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit e autoriteteve vendore kanë marrë pjesë edhe një numër i madh tifozësh vendas. Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Edmond Gjoka ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka uruar në mënyrë të veçantë futbollistët e stafin e Butrintit për pamjen e re të stadiumit. Ai theksoi se pushteti lokal ka shpenzuar rreth 35 milionë lekë në përmirësimin e terrenit sportiv, ndërsa investimet do të vazhdojnë edhe në ambientet e brendshme. Nga ana e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Sarandës. Tapeti i ri u inaugurua me një ndeshje miqësore ndërmjet dy skuadrave të Butrintit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›