E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brjus: “Cana kapiten? Nuk jam penduar”

Trajneri i Sanderlendit, Stib Brjus, pranoi faktin se kapiteni shqiptar Lorik Cana, por kalon një moment jashtë forme. Cana u transferua gjatë verës së vitit të kaluar te Sanderlendi i Premiershipit anglez nga skuadra franceze e Ligës I, Olimpik i Marsejës në shumën e 6 milionë eurove, ku dhe aty mesfushori i kombëtares sonë mbante shiritin. Pas një fillimi të bujshëm në karrierën e tij të re në Angli, duket se rendimenti i Canës është në rënie e sipër. Loriku ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, të cilat e konsideruan atë edhe si zbulimin e sezonit në Angli dhe një blerje të zgjuar të trajnerit Stiv Brus, ndërkohë që kohët e fundit me paraqitjet e diskutueshme të tij është në qendër të kritikave. Brjus pranoi: “Është normale që kjo të ndodhë me të. Ka të bëjë edhe me përshtatjen, pasi nga të luajturit në Francë me lojën e këtushme ka një diferencë të madhe. Intesiteti i lojës në Angli ëhtë një gjë që kërkon kohë të mësohesh. Por, unë nuk kam probleme me Lorikun në termat se si ai po e bën detyrën e tij. Unë e bëra atë kapiten dhe nuk ndjej asnjë keqardhje për këtë. Ok, ai po vuan nga një rënie, është ajo që unë dua të vë në dukje, por pas një farë kohe ai do të jetë në rregull dhe unë jam i bindur për këtë”.

26 pikë
Sandërlendi me 26 pikë për momentin ndodhet në vendin e 13-të, me 26 pikë pas 25 ndeshjesh.

Arsenali
Ndeshja e ardhshme e Sandërlendit është ajo kundër Arsenalit, ndaj të cilit ekipi i Lorikut fitoi 1-0.

21 ndeshje
Cana ka luajtur këtë sezon 21 nga 25 ndeshjet e zhvilluara, duke koleksionuar 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Tare: “Do të dalim nga momenti i keq”

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, pranoi se klubi italian për të cilin ai punon, ndodhet në një moment të errët. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është njeriu i dytë më i rëndësishëm pas presidentit Klaudo Lotito te shoqëria bardhekaltër. Para pak ditësh ultras të Lacios protestuan ashpër duke mos i kursyer sharjet ndaj dy figurave më të larta të skuadrës së Serisë A, që sollën edhe shkarkimin e trajnerit Davide Balardini dhe afrimin e Edi Rejës, ish-teknikut të Napolit (në kohën edhe kur Napoli luajti në Kupën UEFA kundër Vllaznisë). I intervistuar nga faqja sportive italiane në internet, Tuttomercatoëeb.it, Tare foli edhe për kritikat ndaj tij dhe presidentit Lotito. “I pamë në në mënyrën e duhur dhe me përulësi të madhe. Ia dolëm të ruanim qetësinë dhe të qëndronim të përqendruar. Dëshirojmë të dalim nga ky moment”. Në lidhje me largtimin e trajnerit Balaradini dhe emërimin e pasuesit të tij, Reja, Tare theksoi: “Balardini duhet falënderuar për punën që bri të Lacio. Pata rastin ta njoh nga afër dhe ishte një person shumë serioz e profesionist. Përsa i përket Rejës, besuam te eksperienca e tij dhe kapaciteti për të qenë pjesë e klubeve të rëndësishme. Do të transmetojë eksperiencën e tij te skuadra që duhet të dalë nga një moment negativ. Kemi pasur problem të ndryshme, përfshirë dhe dëmtime të shumta lojtarësh”. Lacio, me 22 pikë pas 23 javësh, ndodhet në vendin e 18-të nga 20 skuadra që ka Seria A italiane, praktikisht në zonën e play-out, vetëm një hap larg rënies në Serinë B.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›