E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa shkatërron Tiranën, bardheblutë në krizë

Me fitoren e pastër 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Besa, e mbetur me dhjetë lojtarë qysh nga minuta e 43-të i dha një leksion të hidhur trajnerit Devi Muka, pikërisht në debutimin e tij me 13-herë fituesit e kupës, pavarësisht se në bankinë ishte ulur trajneri i portierëve, Astrit Nallbani dhe Alban Tafaj vazhdoi “telenovelën” e drejtimit të stafit përmes celularit. Sulmuesi i Besës, Bledar Mancaku, realizoi në minutën e 9-të nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga mbrojtësi i Tiranës, Ditmar Bici. Dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë mbrojtësi i majtë i Besës, Renato Arapi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lenë skuadrën me dhjetë lojtarë, por Tirana nuk mundi dot të përfitojë nga superioriteti numerik. Në minutën 85-të, mesfushori Artion Poçi kombinoi me Bledar Mancakun, ky i fundit goditi drejt portës tiranase, portieri Blendi Nallbani nuk arriti ta zotërojë plotësisht dhe aty Daniel Xhafaj përfitoi duke shënuar golin e dytë e duke çuar shifrat 2-0. Një hap i madh i Besës drejt gjysmëfinales, edhe pse ka edhe 90 minuta për tu luajtur në ndeshjen e kthimit dy javë më pas në kryeqytet. Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Besa fitoi 2-0 me Tiranën. Takimi i kthimit do të luhet, më 24 shkurt 2010. Në rrugën drejt çerekfinaleve, Tirana kaloi Luzin në turin e parë, teksa humbi jashtë ndeshjen e parë 3-1 dhe e fitoi të dytën në kryeqytet 3-0. Në turin e dytë eliminoi Lushnjën: barazoi 2-2 në Lushnjë dhe fitoi 2-1 në Tiranë.

Kupa e Shqiperisë
Çerekfinalet

Grupi A

Besa-Tirana 1-0
Shënues: Mancaku 9’, Xhafaj

Shkumbini-Dinamo, sot

Grupi B
Skënderbeu-Vllaznia 0-0

Gramozi-Teuta
(U ndërpre në minutën e 30-të për shkak të kushteve të papërshtatshme. Ndeshja do të luhet një datë tjetër)

BESA

Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 10 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë

RRUGA

TIRANA
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 47 herë
Në gjysmëfinale: 30 herë
Në finale: 21 herë
Fituese: 13 herë
Finale të humbura: 8 herë

Bora “luan” me Gramozin dhe Teutën

Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë midis Gramozit të Ersekës dhe Teutës së Durrësit, e vlefshme për Grupin B, u ndërpre nga gjyqtari Bardhyl Pashaj në minutën e 30-të për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe gjendje së pa papërshtatshme për të luajtur futboll në fushën kolonjare, plus një ere të fortë dhe terren të rënduar. Takimi në atë moment ishte 0-0. Ndeshja do të riluhet në një datë tjetër që pritet të fiksohet nga Sektori i Garave të FSHF-së. I pafat edhe debutimi i trajnerit të Teutës, Ylli Shehu, pasi në ndeshjen e parë të tij si teknik i durrsakëve, pasi takimi zgjati vetëm 30 minuta.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›