E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Broja “bujar” me Nkunku, shqiptari frymëzohet nga Costa

Chelsea ka zyrtarizuar ditën e sotme numrat në fanellat e lojtarëve për sezonin e ri. Armando Broja është treguar bujar duke i lënë numrin e tij të sapoardhurit në skuadër Christopher Nkunku.

Sulmuesi francez tani ka në shpinë 18-ën e Brojës, i cili në sezonin e ri mban në shpatulla numrin 19 (pak vite më parë e mbante Diego Costa). Dy lojtarët i lidh diçka “hyjnore”… përveç “episodit” të numrit.

Broja siç dihet po riaftësohet dhe do të jetë gati që të tregojë vlerat e tij në sytë e teknikut të ri Mauricio Pochettino ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmuesin e Lajpcigut. Mediat britanike kanë njoftuar se Nkunku do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 4 muaj pasi ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Koha është e mjaftueshme për sulmuesin e Shqipërisë për të bindur argjentinasin se nuk i duhet një tjetër bomber në ekip…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›