Brojka: Listat e PD, pa transparencë
Pas Aleksandër Meksit, Besnik Mustafajit dhe figurave të tjera si Zogaj dhe Biberaj, një tjetër personazh i njohur në kampin e demokratëve, Albert Brojka, lëshoi tone kritike në adresë të Partisë Demokratike. Brojka akuzoi dje drejtpërdrejt kryesinë e PD-së për mungesë transparence në listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe. Sipas tij, PD-së i mungoi transparenca për hartimin e listave të deputetëve. "Ish-kryeministri Aleksandër Meksi duhet të kishte emrin në listën e PD-së dhe të mos lejohej që ai t‘i bashkohej një force tjetër politike", tha Brojka. "Aleksandër Meksi, është Kryeministri i vetëm që ka bërë reforma në Shqipëri", tha Brojka. Po kështu, ish-kreu i PD-së së Tiranës, doli në mbrojtje edhe të Besnik Mustafajt pas dorëheqjes së tij.