G99 dënon dhunën mbi të verbrit
Grupimi G99 reagoi dje pas incidentit të ndodhur para Kryeministrisë dy ditë më parë me një grup protestuesish të verbër. Përfaqësuesja e G99-ës, Milva Ikonomi, tha se dhuna që u ushtrua mbi qytetarët është e dënueshme jo vetëm për faktin se
ushtrohet mbi qytetarë të pambrojtur për shkak të kufizimit të tyre fizik, por mbi gjithçka për vendin dhe kohën kur ndodhi.
"Na shqetëson fakti që forcat e policisë së rendit nuk lëvizën asnjë gisht në mbrojtje të qytetarëve paqësorë, edhe pse mbrojtja e qytetarëve është arsyeja pse taksapaguesit shqiptarë paguajnë rrogat e tyre", tha Ikonomi. Ajo u shpreh se është zemëruese lehtësia me të cilën ky person shëtit në ambientet e Kryeministrisë dhe fakti se pas veprimit të tij kriminal ai përcillet në mënyrë të pacipë nga Garda e Republikës me buzëqeshje dhe puthje. Ikonomi vuri në dyshim versionin zyrtar të Policisë së Shtetit se personi në fjalë nuk figuron si biznesmen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, duke lëshuar dyshim mbi variantin zyrtar të identitetit të tij, variant i dhënë nga Policia e Shtetit.