E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS ndërhyjnë te renditja e emrave

Kriteri që 30% e listave duhet të jenë kandidatë femra ka detyruar dy partitë e mëdha që para se KQZ të shqyrtojë dokumentacionin të nxitojnë të bëjnë korrigjimet e duhura. Partia Socialiste ka ndërhyrë tri herë për tri qarqe. Konkretisht, në Qarkun Shkodër, Kukës dhe Lezhë duke vendosur në vendin e tretë të këtyre tri qarqeve një kandidate të gjinisë femërore. Ndërsa Partia Demokratike ka ndërhyrë në katër qarqe Kukës, Berat, Dibër dhe Gjirokastër. Veç arsyes për kriterin se 30% e listës duhet të jenë kandidate femra, një tjetër arsye janë tërheqjet nga gara si rasti i Sami Gjergjit që u largua nga lista e selisë blu për Qarkun Durrës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›