PSD: Elbasani do të mbetet bastion
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, shprehu bindjen se Qarku i Elbasanit do të vijojë të jetë bastion i së majtës.
Takimi i radhës për kryetarin e PSD ishte ai me simpatizantë e mbështetës socialdemokratë në Komunën Shezë të Peqinit, Qarku i Elbasanit. "Qarku i Elbasanit dhe Sheza, si pjesë e këtij qarku, është prej kohësh një bastion i së majtës dhe i tillë do të ngelet edhe më 28 qershor", tha Gjinushi. Ai premtoi një reformë reale në arsim, pasi PSD është për atë që i riu të ketë të njëjtat mundësi e cilësi shkollimi si në fshat dhe në qytet, si në shkollë private e publike. Gjinushi u ndal edhe te reforma në bujqësi. "Sot pas 4 vjetësh që të gjithë janë të zhgënjyer. Është i zhgënjyer gjithë fshati, sepse dhe nafta që u premtua që do të jepej pa akcizë edhe kjo nuk u realizua", u shpreh Gjinushi.