Kukan Ajo qe ndodhi sot ne Tirane nuk eshte thjesht show politik

DW Zoti Kukan ndryshe nga heret e tjera qe keni kryesuar delegacionin e parlamentareve europiane ne Tirane qe ne fillim te bisedimeve nuk e fshehet optimizmin se do te kishte konsensus ne fund. Kishit marre garanci me pare nga palet apo gjithcka u la ne fatin e qendrimeve te sotme
Eduard Kukan Jam shume i emocionuar dhe mirepres cdo lloj gatishmerie nga te dyja palet politike qe te gjejne dicka te rendesishme ne rradhe te pare per vendin dhe shqiptaret. Kjo eshte nje shenje per mua se ka perpjekje per rindertimin e marredhenieve mes politikaneve ne kete vend. Sa i takon interesimit tuaj une mund te them se optimizmi ne radhet e delegacionit tone kete here ishte nga vete situata ne javet e fundit ne Shqiperi nga sinjalet qe jane dhene por dhe nga puna qe ka nisur nga propozimet konstruktive qe kane ulur palet duke punuar. Ta themi qarte se jemi ne fillesa optimiste por hapa te tjere jane te nevojshem me karakteristika te njejta ne te ardhmen. Ajo qe une nuk pres eshte rikthimi tek e shkuara te mos i kthehemi serish duke thene ky apo ai kishte faj. Por fryma ishte teresisht e papershtatshme sepse me pare cdonjeri fliste qe te kishte zerin e tij por pa menduar se cfare mund te behej bashkarisht ne nje menyre kompromisi.
DW Cilat jane ceshtjet me te rendesishmet qe sipas jush kerkojne zgjidhje emergjente
Eduard Kukan Une mendoj se fakti qe angazhimet jane per rregulloren e parlamentit apo per reformen elektorale dhe ne keto aspekte ka gjuhe te perbashket nga palet jane ngritur komisionet e perbashketa atehere le te perqendrohet puna ne diskutimin gjitheperfshires ne to. Pra fryma e konsensusit duhet te percillet menjehere tek realizmi i reformes elektorale dhe tek permiresimi i rregullores se parlamentit dhe miratimi i ligjeve kryesore qe kerkojne dhe votat e opozites. Jua thashe dhe kolegeve shqiptare gjate bisedimeve se kjo qe po ndodh ne Shqiperi eshte nje situate e re pozitive por qe duhet provuar me hapa konkrete. Une jam nje njohes i asaj qe ndodh ne Shqiperi kam kontakte me te gjitha palet dhe jam ne keto momente me shume besim se fryma e dialogut dhe konsensusit per reformat duhet te funksionoje. Une besoj se ajo qe ndodhi sot ne Tirane nuk eshte thjesht nje show politik nje pauze qe ju duhet paleve per tja nisur nje acarimi tjeter. Debati mes mazhorances dhe opozites nuk do te thote se u shua por gjithcka te vendoset ne shtratin e konsensusit per integrimin europian. Kete presin qytetaret shqiptare nga klasa e tyre politike kete pret dhe Brukseli dhe te gjitha vendet anetare. Askush nuk mendon dhe vlereson se hapat e duhur jane vetem si tregues per te marre ok e statusit te vendit kandidat apo per te avancuar ne cdo faze te procesit qe shkon drejt antaresimit te vendit ne BE.
DW Kjo do te thote z. Kukan se per vitin e ardhshem Shqiperia e ka te sigurte statusin e vendit kandidat
Eduard Kukan Kjo eshte ne duart e vete shqiptareve ne angazhimin me vepra konkrete te klases politike. Une por dhe koleget e mi jemi mese te qarte se cilido politikan i ketij vendi i ka te qarta detyrat qe duhen kryer. Realizmi i ketyre detyrimeve e vendos afatin real te statusit te vendit kandidat apo antaresimin e plote per ne BE.
DW Se fundi z. Kukan gjate ketij raundi te katert te bisedimeve mes jush dhe parlamentareve shqiptare nga keta te fundit si nga mazhoranca ashtu dhe nga opozita morrt kekesen qe PE te mbeshtese edhe Kosoven ne rrjedhat e saj integruese europiane. fare mendimi keni
Eduard Kukan Shikoni ne ishim sot ne nje axhende te paracaktuar qe ka lidhje me raportet mes Shqiperise dhe BE. Sa i takon Kosoves ky eshte nje fokus permanent ne axhenden e Delegacionit te Parlamentit Europian per Marredheniet me Europen Juglindore dhe strukturave te tjera te BE-se. Ashtu sikunder dhe nga Shqiperia edhe aty ne presim hapa konkrete ne plotesimin e standarteve per te cilat autoritetet dhe forcat politike ne Kosove jane koshiente se duhen arritur. Kjo vareson te gjithe procesin integrues per te cilin une jam optimist se do te ece pa kthim.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi