Shtypi mbi Serbine Shanset e afrimit me BE-ne ulen
Ne gazeten DIE PRESSE nder te tjera nenvizohet Ne hall e siper nje lojtar pokeri pa karte te mire ne dore nis lojen e tij plot me variante te shprehjeve te fytyres. Pavaresisht nese eshte fjala per ne Berlin Londer apo ne Beograd prej kerkesave kokeforta ne lutje te forta per te treguar simpati deri ne paralajmerime te erreta per rastin nese Serbise nuk i njihet statusi i kandidatit ne takimin e nivelit te larte te BE-se ky eshte arsenali me shume fjale me te cilin keto dite e perpunoi opinionin e Evropes presidenti Boris Tadic.
Pra BE vendi i tij do te zhytet ne nacionalizem paralajmeroi babai i shtetit serb edhe njehere nje mbremje para takimit te nivelit te larte te BE ne Bruksel Ne e kemi merituar kandidaturen tha ai. Serbia terheq vertet vemendjen per suksese te supozuara megjithate nuk mund te deshmoje perparime te verteta ne dialogun me Kosoven.
Beogradi ndenji per nje kohe te gjate pa vepruar
Me kembengulje u terhoqi vemendjen Kancelarja Federale Angela Merkel ne viziten e saj ne Beograd ne gusht mikrpritesve te saj se pa permiresim te qendrueshem te marredhenieve me ish-provincen e Kosoves nuk duhet te llogaritet nje afrim i shpejte i BE. Edhe ne raportin e progresit te BE te publikuar ne tetor nuk behej fjale per daten e deshiruar nga Beogradi per te nisur negociata eventuale anetaresimi - por statusi i kandidatit lidhej qarte me perparime ne dialogun e ngecur ne vend per ceshtje te fqinjesise me Kosove. Por reagimi nga Beogradi ka munguar per nje kohe te gjate...
Vertet qe pak para takimit te nivelit te larte te BE disa barrikada rrugesh u hoqen por Serbia ka nje bilanc shume minimal suksesesh. Misioni i shtetit juridik EULEX bllokohet edhe me tej ne Kosoven e veriut nga serbet. Beogradi nuk ka vene ne jete thuajse asnje nga lehtesimet e jetes se perditshme me te cilat ra dakord ne qershor me Prishtinen. Meqenese dogana serbe vazhdon te pengoje futjen e mallrave kosovare parlamenti i Kosoves vendosi serish kete jave nje ndalim importi per mallra serbe.
Merkeli kthehet ne simbolin e ri te armikut - nen kete titull autori Andrej Ivanji shkruan nder te tjera ne numrin e sotem te gazetes TAGESZEITUNG
Prej ditesh kancelaren federale Merkel mund ta shohesh ne faqet kryesore te gazetave te perditshme serbe. Dhe kjo jo per shkak te rolit te saj qendror ne krizen e euros por sepse te premten e kaluar kishte thene ne deklaraten e saj qeveritare Per shkak te politikes se saj ndaj Kosoves Serbia nuk eshte pjekur per statusin e kandidatit te BE.
Kjo ishte nje shuplake per presidentin e Serbise Boris Tadic...i cili kishte llogaritur se perballe zgjedhjeve parlamentare serbe ne pranvere 2012 Serbia do te merrte me 9 dhjetor te pakten statusin e kandidatit per ne BE. Pas dorezimit te te dyshuarit per krime lufte Ratko Mlladic statusi i kandidatit u duk i sigurte ai nuk pritej te deshtonte ne politiken serbe te mosnjohjes se Kosoves.
Por pastaj Berlini mori qendrim bllokues... Pse nuk duan gjermanet ti shohin serbet ne BE
Me kete pyetje merren te gjithe spektaklet politike televizive ne Serbi. U kujtua fakti se aviacioni luftarak gjerman per here te pare pas Luftes se Dyte Boterore u perdor ne sulmet ajrore te NATO-s kunder Serbise me 1999. Se Gjermania ka faj per shperberjen e ish-Jugosllavise dhe se eshte nje nga shtetet e para qe e njohen Kosoven. Gjermania bllokon Austria lekundet. Te gjitha shtetet e tjera te BE jane per dhenien e statusit te kandidatit Serbise.
Figures se shekullit te kaluar te zbehur prej kohesh te gjermanit te keq po i rigjallerohen ngjyrat. Dhe kjo megjithe zerat moderues te cilet thone se Gjermania eshte partneri me i rendesishem tregtar i Serbise dhe se Ministria Federale per Zhvillimin caktoi ne vitin 2010 100 milione euro per bashkepunimin ne fushen e zhvillimit me Serbisne.
Pergatiti Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi