E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon dhuna anekënd Sirisë

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 12-vjeçare, u goditën të premten nga plumba qorr pranë pikave të kontrollit të qeverisë, thanë vëzhguesit e së drejtave të njeriut në Londër.

Këshilli Kombëtar Opozitar i Sirisë ka paralajmëruar një “masakër” të pashmangshme duke pretenduar së me mijëra trupa të armatosur kanë rrethuar qytetin. Britania ka bërë thirrje për tërheqje të trupave nga qyteti, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim për gjendjen e krijuar duke thënë se Presidenti Bashar Al- Asad do të përgjigjet për çdo të vrarë.

“Bota po lëkundet”

Shumica e vdekjeve të së premtes u raportuan nga qyteti Homs. Aktivistët thanë se zjarri i hapur la shumë të vrarë në lagjen Khaldiyeh, ku aktorja e njohur Fadwa Soliman ka udhëhequr një demonstratë. Një rezident i Homsit tha për “Associated Press” përmes telefonit se shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan herët në mëngjes. Rami Abdul-Rahman kreu i “SOHR”-it tha se një 10-vjeçar u godit duke kaluar rrugën në lagjen Bab Sa. Një 14-vjeçar u plagos për vdekje në Aqrab dhe një 15-vjeçar vdiq në Marat-el Numan, thanë aktivistët.

“Lufta për momentin”

Prej 9 muajsh ka nisur një kryengritje e dhunshme kundër Presidenit Assad, i cili sundon prej 40 vjetësh Sirinë. Pavarësisht sanksioneve të ShBA-ve, Bashkimit Evropian dhe izolimit nga fqinjët arabë, Assad ka refuzuar të tërhiqet. Nga ana tjetër opozita mbetet e ndarë mes Këshillit Kombëtar Sirian me bazë në Stamboll, Komitetit të Bashkimit Kombëtar me bazë brenda vendit dhe avokatëve që po dialogojnë me Presidentin Assad. “Në këtë pikë Liga Arabe insiston në unifikimin e forcave opozitare”, tha Loay Safi anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë për “Al-Xhazirën”. Turqia i bëri thirrje Asadit të ndëshkojë forcat e tij të sigurisë dhe të pranojë një mision vëzhgues të Lidhjes Arabe në qoftë se ai është i sinqertë në refuzimin ndaj luftës civile.

/Start/ E. Shkëmbi-A. Dokuzi/

                                                                                             2011-12-10 13:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›