Brokaj: Nuk hyjmë në qeveri me Nanon
26/11/2004 Nuk hyjmë në qeveri me Nanon
Fatos Nano është kurbani që Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon për një bashkëpunimit të mundshëm me Partinë Socialiste. Kryetari i Grupit parlamentar të kësaj partie tha dje se, për ta, nuk është e mundur bashkëqeverisja me kryetarin aktual të PS-së, Fatos Nano. Megjithatë, aleanca me Partinë Socialiste nuk është përjashtuar të lidhet pas zgjedhjeve të qershorit 2005. Brokaj tha se "LSI natyrisht që nuk përjashton bashkëqeverisjen me PS-në, por është e pamunduar që të qeveriset me Fatos Nanon, dhe me personat që njihen fare mirë si të korruptuar, apo që në qëndrimet politike kanë marë pozicione negative në aspektin e pengimit të proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit". Në këtë mënyrë, deputetët e Lëvizjes për Integrim i kanë qëndruar mendimit se qeveria, nuk duhet të ketë në përbërje të saj kryetarin aktual të PS-së. Kjo pasi për ta Nano simbolizon personin që pengoi mendimin kundër në PS. Madje, argument për ndarjen nga socialistët, deputetët e LSI-së kanë përdorur faktin se nuk është lejuar mendimi ndryshe në PS. Gjithsesi, LSI ja përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në qeveri, para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Pasi vetëm pas këtyre votimeve do të shihet se si do të jetë konfigurimi i politikës shqiptare. Me shpalljen e mandateve të deputetëve për vitin 2005, do të arrihet në llogaritjen e koalicioneve të mundshme qeverisëse. Brokaj tha dje se zgjedhjet e qershorit do të jetë prova që partia e sapo krijuar duhet të kalojë para elektoratit shqiptar për të testuar veten dhe për të parë se çfarë vendi do të zërë në klasifikimin e partive politike. Ndërkohë, kjo forcë pretendon të jetë në kryesoret pas zgjedhjeve të përgjithshme.