"Broken dreams" në Akademinë e Arteve
Trioja suedeze "Broken Dreams" interpreton sot në orën 19:00 në Akademinë e Arteve. Koncerti organizohet në kuadër të edicionit të nëntë të sezonit Koncertor Ndërkombëtar të muzikës klasike. Trioja përbëhet nga Alexandra Prusa (vokal), John Wolf Brennan (piano dhe kompozim) dhe Peter Gossëeiler (bas). Programi titullohet "Pasionet e botës" dhe përmban muzikë franceze, italiane dhe tango argjentinase.