E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion mbi Mat. Bllokohen mjetet qe vidhnin lumin

Një ekskavator dhe dy automjete janë bllokuar nga inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar gjatë një aksioni në lumin Mat për ndalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të shtratit të lumit.

Në momentin e ndalimit është dashur edhe ndërhyrja e forcave të policisë pasi inspektorët kanë hasur në rezistencën e drejtuesve të mjeteve, të cilat janë dërguar në pikën e grumbullimit të mjeteve në Laç.

Më problematik mbetet shfrytëzimi i shtratit të lumit në segmentin mes tre urave; ura mbi autostradë, ura në Ish Rrugën Nacionale dhe Ura e Zogut.

Mjetet e ndaluara kanë qenë duke punuar pikërisht në këtë hark vetem 250 metra larg nga ura mbi autostradë.Ky aksion synon të mbrojë shtratin dhe argjinaturen e lumit Mat për parandalimin e përmbytjeve në komunën e Shënkollit dhe asaj të Fushë Kuqes.

Sipas burimëve zyrtare të Agjensisë së Basenit Ujëmbledhës Mat, në këtë lumë ushtrojnë veprimtarinë e tyre 35 subjekte të licensuara.Task Forca e Basenit muaj më parë ka pezulluar lejet për 22 subjekte, për shkelje të kushteve të lejes së shfrytëzimit.

Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti nga Agjensia e Basenit janë bërë 142 monitorime për shfrytëzimin e rezervave ujore dhe 166 monitorime për shfrytëzimin e inertëve, ku janë konstatuar 36 shkelje.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›