E Diel, 1 Nëntor 2026

Broshure per te joshur investitoret e huaj per investime ne Shqiperi

Ambasada britanike prezanton një broshurë mbi mundësitë e investimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si një rajon i vetëm. Realizmi I këtij libreti është iniciativë e ministrisë së Jashtme Britanike dhe përfaqëson të gjitha detajet, që I nevojiten investitorëve të dinë mbi Shqipërinë. Në lançimin e kësaj broshure merrnin pjesë figura të shquara shqiptare të botës ekonomike. Kjo iniciative tregon përkushtimin e Qeverisë Britanike për zhvillimin e biznesit dhe lidhje më të ngushta tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorja britanike Fiona McIlwham vuri në dukje se të tre vendet kanë një ambicie për t'u bërë anëtarë të BE-së, një ambicie që Britania e Madhe e mbështet. Ajo tha se "per te terhequr investitoret ka rendesi te zbatohen standardet e BE - duke përmirësuar mjedisin e biznesit, lehtësuar dhe përmirësuar parashikueshmërinë e kuadrit rregullator, duke luftuar korrupsionin dhe përmirësuar transparencën. Raporti i i Komisionit Europian muajin e ardhshëm do të analizoje progresin e arritur. Por, një matës më i mirë i suksesit do të jetë rritja e investimeve britanike dhe biznesit dypalësh me Shqipërinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›