Brosnan preferon Theron para Anxhelinë Zholisë
Aktori Pirs Brosnan ka kërkuar nga producentët e filmit “The Thomas Crown Affair” të marrin aktoren Sharliz Theron për rolin kryesor në vend të Anxhelinë Zholisë. Ish-Xhejms Bondi do të fillojë xhirimet e filmit të ri vitin e ardhshëm, por ende nuk e di se kush do të jetë partnerja e tij. Pavarësisht raporteve gjatë verës që përmendnin emrin e Anxhelina Zholisë për të marrë pjesë në filmin e ardhshëm ku luan edhe Brosnan, ky i fundit thotë se do të preferonte aktoren Sharlizë Theron si bashkaktore. “Sharliz Theron është një aktore që gjithmonë e kam adhuruar. Nuk kam asgjë kundër Anxhelinë Zholisë. Mendoj se ajo është një aktore e shkëlqyeshme. Por Sharliz ka një qëndrim të veçantë dhe ka një fuqi të brendshme dhe feminilitet, të cilin më pëlqen ta shoh”, - ka thënë Brosnan.
SHBA, censurohet videoja seksi e Hillari Daf
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë censuruar videon e fundit të këngëtares 21-vjeçare Hillari Daf. Sipas kritikëve, videoklipi i këngës “Reach out”, që duhet të shoqëronte daljen në treg të albumit të saj “Best of Hillary Duff”, ka pasur skena tepër të guximshme, kërcime dhe poza tepër sensuale. Përgjegjësit e programacionit të rrjeteve muzikore amerikane nuk kanë preferuar që videoja të shfaqet pa bërë disa ndryshime. Megjithatë, varianti i pacensuruar i “Reach out” gjendet online në MySpace dhe është vizituar nga më shumë se 800 mijë persona. Komentet e fansave të saj kanë qenë pozitive.
Robi Uilliams, hulumtues i jashtëtokësorëve
Këngëtari Robi Uilliams shfrytëzon tatuazhin e tij për të kontaktuar me jashtëtokësorët. Këngëtari britanik në pjesën e pasme të qafës ka një tatuazh, simbolin e vjetër egjiptian, syrin e Hotus, i njohur edhe si Udjat, i cili paraqet kozmosin dhe është një simbol i mbrojtjes nga fuqitë e këqija. Po i njëjti simbol shfrytëzohet edhe nga një organizatë amerikane e kërkimeve për kontakte me “jashtë”, ECTI, me të cilët Robbie ka qëndruar kohët e fundit duke kërkuar gjurmët e jashtëtokësorëve.
12 Nentor 2008