E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika, e gatshme të thyejë embargon me Lindjen për shkaqe politike

Vazhdon publikimi i arkivave sekrete të Departamentit Amerikan. Skemat e bashkëpunimit ekonomik për të përfituar politikisht

(Vijon nga numri i së premtes)

Embargoja e COCOM-it nuk lejon kalimin e mallrave dhe teknologjive perëndimore drejt tregjeve të Lindjes, që përdoren në industrinë ushtarake.
Marrëdhëniet midis vendeve të ekonomisë së tregut dhe atyre që nuk e kanë aplikuar këtë sistem.
Pengesat midis Lindjes dhe Perëndimit
A- Cilat janë pengesat kryesore ekonomike më normale midis tregjeve dhe jo tregjeve?
Faktorët politikë dhe të sigurisë dhe ndryshimet e sistemeve ekonomike komplikojnë shumë marrëdhëniet tregtare midis Lindjes dhe Perëndimit. Ekonomitë lindore kanë një planifikim të centralizuar dhe tregtia e jashtme operon përmes monopoleve të kontrolluara shtetërore. Strukturat e çmimeve në tregun e brendshëm në vendet e Lindjes janë të izoluara, duke varijuar sipas marrëveshjeve nga ndikimi i çmimeve të tregut botëror. Për shkak të mosndikimit në çmimet e brendshme, tarifat e Lindjes janë përgjithësisht joefektive, sipas rregullatorëve të tregtisë dhe masat jotarifore mund të mbahen në fshehtësi. Për këtë arsye, negociatat e koncesioneve tregtare reciproke midis Lindjes dhe Perëndimit janë tmerrësisht të vështira. Për arsye se çmimet e materialeve të prodhimit në Lindje nuk ndikojnë në fuqitë e tregut, vendet e Perëndimit gjenden në vështirësi t’i përshtatin ligjet tregtare të bazuara mbi konceptet e tregut në lidhje me mallrat lindore, të tilla si ato mbi dumpingun apo subvencionimet. Disa vende perëndimore e kanë parë të domosdoshme t’i riklasifikojnë përmes politikave diskriminuese me masa mbrojtëse. Veç kësaj, industritë e Lindjes, për shkak se ato nuk përballen me konkurrencë në tregun e brendshëm, përgjithësisht kanë mangësi në furnizim për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Eksportuesit lindorë nuk kanë njohuri për marketingun. Për shkak të monopoleve tregtare shtetërore të Lindjes, mungesa e informacionit rreth ekonomisë publike dhe vështirësitë e lidhjeve të drejtpërdrejta me agjentët e tregut, firmat perëndimore duhet të zhvillojnë teknika të reja marketingu nëse ata duan të eksportojnë në Lindje.
Ndarja politike e Europës ka penguar rreptësisht rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit. Faktorët politikë dhe të sigurisë kanë ndikuar veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Lindjen, por ato kanë ndikuar gjithashtu edhe në politikat tregtare mes Lindjes dhe Perëndimit të vendeve të tjera perëndimore.
Problemet e sigurisë kanë sjellë një embargo perëndimore në të cilën vendet e NATO-s (me përjashtim të Islandës) dhe Japonia u angazhuan që të mos eksportojnë teknologji dhe mallra të natyrës strategjike në vendet komuniste.
Modifikimi i raporteve ekonomike
B – Si strukturohen në mënyrë më efektive marrëdhëniet ekonomike të ndërsjella midis Lindjes dhe Perëndimit?
Çmimet në transaksionet tregtare individuale mes Lindjes dhe Perëndimit masin reciprocitetin ekonomik nga pikëpamja e tregtarëve, pikërisht siç ata bëjnë tregti midis tregjeve të ekonomisë së tyre. Në një moment të mëvonshëm, megjithëse me vështirësi, balancimi tregtar midis Lindjes dhe Perëndimit (jo midis shteteve individuale), është i nevojshëm për efekt të reciprocitetit ekonomik, sepse atje nuk ka mundësi për kompensime thelbësore të deficitit tregtar të Lindjes, me përjashtim të kredive, të cilat Perëndimi, sigurisht, nuk do t’i lejojë që të rriten pafundësisht.
C- Çfarë masash duhet të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendet e tjera demokratike të industrializuara në raportet shumëpalëshe dhe dypalëshe me ekonomitë jotregtare, që të ndihmojnë sigurimin e reciprocitetit efektiv dhe në lidhje me problemin e praktikave përçarëse apo të tregtisë së pandershme që prodhohet nga tregtia me vendet që nuk kanë ekonomi tregu?
Që të ndihmosh nxitjen e reciprocitetit efektiv, Perëndimi duhet të shmangë rritjen e kredive, veçanërisht ato me terma të butë, sidomos tek ato vende lindore me deficite të mëdha tregtare me zonat me qarkullim të madh. Në lidhje me përdorimin e praktikave tregtare të pandershme dhe përçarëse, Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë bisedimet në organizatën e MTN-së. Duke ndjekur përfundimet e tyre, i duhet kushtuar vëmendje mundësive për rishikimin e procedurave nga SHBA-të për aplikimin e legjislacionit antidumping dhe kundërveprimit të importeve nga vendet që nuk kanë ekonomi tregu.
Me këto vende, konsultimet dypalëshe rreth këtyre çështjeve, përgjithësisht duhet të vazhdojnë, dhe problemet specifike tregtare duhet të trajtohen në mekanizma ekzistues, të tilla si raportet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si mekanizmi përçarës i tregut i marrëveshjes tregtare SHBA-Rumani, angazhimet për konsultime të komisioneve tregtare ndërqeveritare të Shteteve të Bashkuara të krijuara me Poloninë, Rumaninë dhe Bashkimin Sovjetik dhe dispozitat për konsultime në bazë të marrëveshjeve shumëpalëshe të arritura në kuadër të GATT-it.
Mekanizimi ekonomik perëndimor
a- Si dhe çfarë mekanizmash duhet të përdoren mes shteteve të industrializuara perëndimore dhe shteteve lindore në aspektin e marrëdhënieve ekonomike, për të ruajtur interesat e politikës joekonomike në një perspektivë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe çfarë kostoje kanë për ekonominë tonë?
Marrëdhëniet ekonomike mund të kenë në tërësi ndikime si pozitive, ashtu dhe negative për ruajtjen e interesave të politikës joekonomike. Mekanizmat pozitivë mund të ndërmerren në formën e krijimit të transaksioneve që ne kishim refuzuar më parë, nëse ndeshemi me kushtet tona joekonomike. Kjo mund të rezultojë më shumë me përfitime sesa kosto për interesat tona ekonomike. Mekanizimi pozitiv në krijimin e lëvizjes së kushteve politike, të tilla si lidhja midis emigrimit, MNF-së dhe kredive, nuk mund të sjellë kosto ekonomike për SHBA-të, por mund të rezultojë me përfitime. Mekanizmat pozitivë në krijimin e kushteve liberalizuese ekonomike, të tilla si mundësia për rikthimin e kredive qeveritare, mund të reduktojnë menjëherë fitimin në bilancin e pagesave tek ne, në fushën e tregtisë, por kjo kosto mund të reduktohet ose eliminohet nëse liberalizimi nxit një rritje në tregti, duke përfunduar me punësimin e burimeve të paangazhuara.
Mekanizimi negativ mund të bëjë që të krijohet një pengesë e pjesshme ose e plotë e tregtisë. Kostoja nga refuzimi i tregtisë mund të sjellë humbje në eksporte, të cilat janë të lidhura me vendet e punës në Perëndim. Gjithashtu, këtu mund të ekzistojë rreziku që Lindja mund të përgjigjet përmes bllokimit të aksesit të Perëndimit në çështje të tilla si nafta dhe gazi, kromi dhe platini, për shkak të mosplotësimit të kushteve financiare, apo nga ndërmarrja e hapave armiqësorë te interesat tona të jashtme të sferës ekonomike. Një tjetër kosto e pjesshme e refuzimit tregtar mund të jetë vendosje e detyrimit në mekanizmat ekonomikë, vetëm mbi disa sektorë të ekonomive të Perëndimit. Masat afatshkurta mund të ngrihen nga regjistracioni ekzistues; masat afatgjata mund të jenë më gjerë.

(Vijon numrin pasardhës)

Ky dokument është përgatitur në janar të vitit 1977 dhe është deklasifikuar më 19 qershor të vitit 2008. Në të trajtohen raportet ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të bllokut komunist. Ky material zbardh politikat strategjike ekonomike të Uashingtonit për të hyrë në tregjet e Lindjes, në mënyrë që të përfitojë politikisht dhe të dobësojë Bashkimin Sovjetik.

12 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›