Bashkëpunimi i Obamës me Shtëpinë e Bardhë, sukses për tranzicionin
Përballja e situatës, falë përvojës së Obamës si senator. Favor ndaj Presidentit është ndihma e ofruar nga republikanët
Pas fitores në zgjedhjet e 4 nëntorit, Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, vizitoi Shtëpinë e Bardhë, vizitë e konsideruar si hapi i parë drejt një tranzicioni të shpejtë dhe paqësor. Z. Barak Obama dhe bashkëshortja e tij u pritën nga Presidenti Xhorxh W. Bush dhe bashkëshortja e këtij, Laura. Tranzicioni politik pritet të jetë pa probleme për faktin se SHBA-të po përballen me krizën e rëndë financiare dhe dy luftëra jashtë vendit. Eksperiencat e dy presidentëve të fundit demokratë, Xhimi Karter dhe Bill Klinton, nuk ishin pozitive përsa i përket tranzicionit, edhe pse gëzonin shumicë demokrate në Kongres. Megjithatë, ekspertët janë shprehur se ekipi “Obama” është i përgatitur për t’u përballur me tranzicionin në ditët e para të administratës për faktin se presidenti i ri mund të përfitojë nga përvoja si senator gjatë katër viteve të fundit, kohë në të cilën është ambientuar me Uashingtonin. Një tjetër favor ndaj tij është edhe ndihma e ofruar nga republikanët. Eksperti politik në institutin “American Enterprise”, Xhon Fortier, ka vlerësuar se njohja e Uashingtonit do t’i japë Obamës përparësi ndryshe nga ish-Presidentët Klinton dhe Karter, të cilët i vunë qëllim vetes të reformonin qeverinë por hasën në vështirësi serioze pasi nuk e njihnin Uashingtonin dhe jetën politike që zhvillohej atje.
“Barak Obama po tregon se e kupton Uashingtonin falë përvojës së tij si senator. Shumë nga ish-presidentët tanë të kohëve të fundit nuk e kanë njohur Uashingtonin dhe kanë kundërshtuar stilin e punës në Uashington dhe sollën një mori njerëzish nga shtetet e veta”, - është shprehur Fortier. Ndërsa eksperti i politikës presidenciale amerikane, Tom DeFrank, ka bërë një përshkrim të situatës dhe çështjeve që do të miratohen fillimisht nga Kongresi dhe që do të pëlqehen nga populli. “Sipas informacioneve që kam, stafi i zotit Obama ka në plan të merret fillimisht me çështjet që do të miratohen lehtësisht nga Kongresi, çështje që bashkojnë partinë, që pëlqehen nga amerikanët dhe nuk kushtojnë shumë para”, - thotë DeFrank.
Një shenjë tjetër pozitive për suksesin e procesit të tranzicionit politik është bashkëpunimi që në ditët e para paszgjedhore mes ekipit të zotit Obama dhe Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Bush po krijon një këshill tranzicioni dhe po ndihmon që ekipi i posazgjedhur i zotit Obama të jetë në gjendje të punojë që në ditët e para të presidencës së re.
Obama, politikë të re për Afganistanin
Presidenti i sapozgjedhur Barak Obama po shqyrton mundësinë e një politike më rajonale ndaj luftës në Afganistan e cila mund të përfshinte bisedime me Iranin. Sipas gazetës “Uashington Post”, këshilltarë të paidentifikuar të zotit Obama janë shprehur se ai synon të dërgojë mijëra trupa të reja amerikane në Afganistan. Gazeta thotë gjithashtu se zoti Obama ka në plan të intensifikojë kërkimin e Osama Bin Ladenit. Gazeta citon njërin nga këshilltarët e Obamës, sipas të cilit Bin Ladeni është armiku i Amerikës dhe duhet të jetë objektivi i saj kryesor. Z. Obama ka deklaruar se do t’i japë fund luftës në Irak dhe se do të mposhtë al-Kaidën dhe Talebanin në Afganistan.
12 Nentor 2008