E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Vitin e ardhshëm hiqen vizat për Maqedoninë



Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Ervan Fuere, është shprehur se nga viti i ardhshëm shtetasit e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Europë. “Kjo do të jetë e dobishme për të rinjtë, të cilët e kanë të pamundur të komunikojnë me moshatarët e tyre në Bashkim Europian”, - theksoi Fuere. Edhe pse janë bërë paralajmërime për liberalizim të regjimit të vizave për Maqedoninë, ende nuk është e sigurt nëse do të ketë një vendim deri më 15 nëntor nga Komisioni Europian për heqjen e vizave me Maqedoninë.

Athina pro emrit “Maqedonia Veriore”

Athina zyrtare gjatë ditës së djeshme ka paraqitur vërejtjet dhe komentet e saj lidhur me pakon e fundit të ideve dhe propozimeve të mediatorit të OKB-së, Metju Nimiç, lidhur me emrin e Maqedonisë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta greke “Naftemboriki”. Edhe pse ishte paralajmëruar që prej dy ditësh, takimi mes negociatorit grek Adamantis Vasilakis dhe Metju Nimiçit u zhvillua dje në Londër. Pala greke, e cila nuk ka vërejtje lidhur me propozimin e Nimiçit për emrin “Maqedonia Veriore”, përsëriti qëndrimin se negociatat me Shkupin do të udhëhiqen vetëm për çështjen e emrit dhe jo për çështje që kanë të bëjnë me kombësinë dhe gjuhën, siç kërkon pala maqedonase.

12 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›