E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britni Spirs vrapon për në ndihmën e shpejtë



Nuk ka paqe për këngëtaren Britni Spirs. Ajo nuk po gjen kohë as për të rikthyer formën e mëparshme fizike dhe as për shëndetin dhe ja ku përfundon në spital. Ai që dha alarmin ishte djali i saj Xheiden Xheims, që gjatë një udhëtimi në Luisiana ka ndalur së foluri duke e fiksuar vështrimin në boshllëk. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, djali i vogël është dërguar në ndihmën e shpejtë më të afërt. Dukej një xhiro e qetë e një të diele dhe mbretëresha e popit po shplodhej me gjithë stafin e saj në qytetin e lindjes Kentud, kur e kuptoi që diçka nuk po shkonte mirë. I vogli Xheiden, vetëm 2 vjeç, u fiksua në boshllëk pa iu përgjigjur ngacmimeve të së ëmës. Shikimi i humbur i fëmijës vuri në alarm Britnin në daljen e parë jashtë kufijve të Los Anxhelosit me dy djemtë, pas kujdestarisë që i dha gjykata babait të tyre Kevin Federlain. Menjëherë, ylli i muzikës pop i ka telefonuar ambulancës, duke u bërë e ndërgjegjshme se nuk mund të mbërrinte më parë se për gjysmë ore, kështu që vendosi ta çonte Xheidenin në ndihmën e shpejtë. Mjekët menjëherë arritën të konstatonin se cili ishte problemi duke preferuar ta mbanin të voglin nën vëzhgim. Nëna e famshme nuk ka pyetur për askënd dhe ka kërkuar të qëndronte në të njëjtën dhomë me të birin. Pas lajmit, edhe Federlain mbërriti në spital për t’i qëndruar afër vogëlushit.

Nikol Kidman, tranvestite për dashuri

E çuditshme, por e vërtetë. Magjepsësja Nikol Kidman do të luajë rolin e një tranvestiteje në filmin më të fundit të përshtatur nga vitet ‘20. Aktorja australiane pritet të rrëmbejë një çmim tjetër “Oskar” përkrah Sharliz Theron në “The Danish Girl”. Në këtë film do të trajtohet historia e vërtetë e artisteve daneze Einar dhe Greta Vegener. Nikol në këtë rast qëndron përkrah producentëve të filmit dhe do të interpretojë një rol turbullues: atë të muzikantes biseksuale Dasti Springfield. Einar do të interpretohet nga Kidman dhe Greta nga Sharliz Theron. Ato janë një çift heteroseksualesh, të martuara dhe të famshme, në mjedisin aristokratik të Kopenhagenit. Kur krijimet e tyre filluan të kishin sukses në vitet ‘20, Greta e bindi Einarin të shfaqej në publik e veshur si mashkull. Ajo që filloi si një lojë e thjeshtë u transformua në një metamorfozë që e çoi Einarin në ndërhyrje kirurgjikale, një nga të parat e realizuara në vitet 1931 që shokoi mbarë opinionin dhe vuri në rrezik martesën me Gretën.

12 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›