E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë: Masa për krizën ekonomike

Kina shprehet se po merr masa për të përballuar papunësinë në rritje dhe mungesën e qetësisë civile, ndërsa bëhen të ditura fakte të tjera mbi ndikimin e krizës financiare në ekonomitë kryesore në botë. Ministri i Sigurisë Sociale në Kinë, Yin Weimin, e përshkroi situatën si mjaft kritike. Ai deklaroi se shqetësimi kryesor ishte të ndihmonin ata persona që kishin humbur vendet e punës. Këta të fundit kanë mbajtur protesta jashtë fabrikave që janë mbyllur si rezultat i mungesës së porosive për mallra kineze, kryesisht nga vende që janë goditur nga kriza. Autoritetet në Pekin thonë se ata do t'u ofrojnë ndihmë financiare kompanive që të ruajnë punësimin e punëtorëve. Progresi i madh ekonomik i Kinës në 30 vitet e fundit është bazuar në atë lloj pakti midis partisë komuniste dhe popullit kinez. Partia ka krijuar kushte për qindra milionë njerëz që të përmirësonin standartet e jetës dhe si kthim shumica e njerëzve kanë pranuar sundimin një partiak pa u ankuar. Perspektiva e rritjes së shpejtë të papunësisë është shqetësim i madh për autoritetet që kanë frikë se kjo mund t'i bëjë njerëzit të venë në pikëpyetje legjitimitetin e partisë komuniste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›