Brown: Durimi ndaj Iranit nuk është pa fund
Kryeministri britanik Gordon Brown paralajmëroi se durimi i komunitetit ndërkombëtar përballë ambicieve bërthamore të Iranit nuk është pa fund.
"Jam për dialog me Iranin, por durimi i vendit tonë nuk është pa fund ndaj po i përshpejtojmë bisedimet me vendet e tjera lidhur me sanksione", deklaroi Brown rrugës për në Bruksel ku do të marrë pjesë në një samit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive evropiane.
Nga ana Tjetër Ahmadinexhad gjatë një bisede telefonike me homologun e tij sirian Bashar al-Assad deklaroi se:"do të shkatërrojmë Izraelin nëse do të sulmohemi nga sionistët".
Agjencia ndërkombëtare e Energjisë Atomike, IAEA, njoftoi sot se Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit të tij të pasuruar në një nivel më të lartë.
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad u shpreh në Teheran se "ngarkesa e parë" është prodhuar tashmë dhe u është dërguar shkencëtarëve iranianë.