Kosovë, Daci i kërkon Sejdiut koalicion parazgjedhor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka bërë të ditur se i ka dërguar një ofertë për bashkëpunim kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiut.
"Kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiut i kam dërguar një letër, ofertë për bashkëpunim, ofertë për një koalicion parazgjedhor, konform qëndrimeve tona reale, duke respektuar rrugën e përbashkët që kemi pas një kohë të gjatë", deklaroi Daci, për një konferencë për mediat.
Daci ka shpjeguar se nuk ka dashur që t'i dërgojë letër publike Sejdiut, por ka shtuar se, i mbetet kryetarit të LDK-së të vendosë nëse dëshiron ta publikojë apo jo.
Për tërë këtë kohë, sipas liderit të LDD-së, partitë në koalicion nuk kanë pasur qëllim mbarëvajtjen e shtetit, "por përkundrazi secila ka parë se çfarë ti bëjë njëra tjetrës".