Komisioneri i BE-së për zgjerimin Fule, vizitë në Shkup
Komisioneri i ri i BE-së për Zgjerimin, Shtefan Fule do të vizitojë Maqedoninë më 19 shkurt, për të diskutuar për çështjen e integrimit të vendit ballkanas.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave gjatë vizitës së tij Fule do të takohet me kryeministrin Gruevski dhe ministrin e Jashtëm, Milloshoski.
Fule mori zyrtarisht postin si komisioner i Zgjerimit dy ditë më parë dhe detyra e tij e parë ishte raportimi në PE për Maqedoninë, Kroacinë dhe Turqinë.