Të mbijetuarit e Holokaustit padisin hekurudhën hungareze
Nëntëdhjetë e pesë të mbijetuar nga Holokausti dhe pasardhësit e tyre sot ngritën padi kundër kompanisë shtetërore të hekurudhave të Hungarisë.
Grupi kërkon kompenzim prej mbi 1 miliardë dollarë për transportin e më shumë se 400 mijë hebrejve në kampin e Aushvicit në periudhën mars-tetor 1944.
Padia u ngrit sot në gjykatën e qarkut në çikago, SHBA, dhe e akuzon kompaninë hekurudhore se kishte dijeni që njerëzit dërgohen në kampin e vdekjes dhe i ka vjedhur gjatë udhëtimit.
Rreth një milion njerëz u zhdukën në Aushvic nga vitet 1949-1945, shumica e tyre hebrej.