Brown dhe Sarkozy, thirrje për rregulla strikte financiare
Duke folur pikërisht një vit pas falimentimit të bankës amerikane të investimeve "Lehman Brothers", e cila shënoi fillimin e krizës më të rëndë që nga periudha e depresionit ekonomik,kryeministri britanik Gordon Brown dhe Presidenti francez Nicolas Sarkozy vendosën një gjuhë të përbashkët për çështjen e bonuseve bankare.
Duke i quajtur bonuset prej multi milionë dollarë përgjegjësë për zhytjen e bankave në transaksione të papranueshme me rriskun më të lartë se ndonjëherë më parë, Brown dhe Sarkozy thanë se ata i kishin dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama duke i kërkuar angazhime të sakta.
Sarkozy tha se samiti i Pitsburgut ishte një shanc i mirë për të vendosur rregulla të reja botërore, por ai paralajmëroi se sistemi botëror ishte goditur nga pagesat masive, për të cilat analistët thonë se inkurajuan bankierët për të tregtuar mjete gjithnjë e më të rrezikshme finaciare të cilët ata nuk i kuptonin dhe që shkaktoi një sistem financiar në prag të rënies shtatorin e kaluar.
" Çfarë kërkojmë ne nga samiti i Pitsburgut? Ne kërkojmë që në fund të tij të ketë angazhime të përpikta në mënyrë që sjellja skandaloze që tronditi njerëzit në të gjithë botën, të ndalojë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë. Unë mendoj se Pitsburgu do të jetë një samit shumë i rëndësishëm", tha Sarkozy për gazetarët pas takimit mbrëmjen e 15 shtatorit.
Brown shtoi. "Ne do të dërgojmë një mesazh në të gjithë botën se çdo vend duhet të respektojë rregullat në të ardhmen, përndryshe sistemi bankar do të kthehet sërish aty ku ne kemi qënë më parë."
Polemikat në lidhje me ndihmat masive për disa bankierë janë rikthyer në titujt kryesorë, me njoftimet mbi institucionet në Britaninë e Madhe dhe Shba të cilat kanë përfituar nga ndihma e shtetit vitin e kaluar, kanë rifilluar pagat 'mbretërore' për stafin kyç dhe tregtarët.
Franca ka qënë ndër më të ashprat nga vendet e industrializuara që ka këmbëngulur në vendosjen e limiteve në ndihmën ndaj bankierëve, në një kohë kur qytetarët e shumë vendeve përballen me rritje të konsiderueshme të taksave për të financuar paketat shtetërore të shpëtimit për dhjetra banka rreth botës.