E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përpjekje për të rinisur dialogun në Lindjen e Mesme

I dërguari i SHBA-së, George Mitchell u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministrin Salam Fayyad. Ky takim mbaroi pa ndonjë sinjal shpresëdhënës për rifillimin e negociatava të paqes në Lindjen e Mesme.
I derguari Mitchell pati diskutuar paraprakisht me kryeministrin izraelit Netanyahu, në mënyrë që ky i fundit të mos ndërtonte pallatet e reja për popullsinë hebre në zonën islamike të Bregut Perëndimor të Jeruzalemit.
Gjithashtu Mitchell e siguroi kryeminstrin izraelit se shumë vende arabe do ta njohin shtetin e Izraelit në rast se do nuk do të ndërtonte banesa për kolonët çifutë. Por negociatat përfunduan pa sukses.
Pas takimit me Abbas njeriu kryesor i negociatave palestinezi Saeb Erekat u shpreh se palestinezët nuk ishin të gatshëm të futeshin në negociata nëse qeveria izraelite nuk do të hiqte dorë nga ndërtimi i pallateve në Bregun Perëndimor.
"Kushtet tona janë shumë të qarta për zotin Mitchell, qeveria izraelite duhet të ndaloj ndërtimet si edhe projektet për pushtim të zonave islamike në Bregun Perëndimor. Në të kundërten ne nuk do të jemi të gatshëm të negociojmë me përfaqësuesit izraelit", u shpreh negociatori palestinez Erekat.
Ndërsa përfaqësuesi i qeverisë amerikane, Mitchell u shpreh se ai do të bënte çdo lloj tentativë për të filluar dialogun për proçesin e paqes në Lindje ne Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›