E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Barroso pranë mandatit të dytë

Deputetët e Parlamentit Evropian do të vendosin për të ardhmen e presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i cili kërkon një mandat të dytë.Barroso, ish kryeministri i Portugalisë e ka drejtuar komisionin në pesë vitet e fundit.Caktimi i tij përsëri në këtë post është miratuar ndërkaq nga vendet anëtare.
Politikani 53 vjeçar i krahut të djathtë, Jose Manuel Barroso është kandidati i vetëm për këtë post.
Për të fituar kundërshtarët e tij, ai ka premtuar të vërë thekset më të mëdha në politikat sociale, për të luftuar papunësinë dhe për të siguruar një farë fushe manovrimi në tregun evropian të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›