Sherr te "Bajram Curri", plagoset 14-vjeçari

Një përleshje me thika midis dy adoleshtentëve ka ndodhur në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e shkollës "Bajram Curri", në kryeqytet, kur një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshtarin në të njëjtën klasë. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur E. G 14-vjeç. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar në komisariat 14-vjeçarin, R. E, autor i plagosjes së shokut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje midis dy adoleshentëve, e cila ka përfunduar në përleshje me thika.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë që ndodh brenda ambienteve të edukimit. Ngjarja e rëndë ndodh vetëm tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.