Brown paraqet paketë masash për krizën
Kajro–Kryeministri britanik, Gordon Brown tha se Britania do të paraqesë një paketë masash gjatë 2-3 ditëve të ardhshme për të ndihmuar bankat për rifillimin e dhënies së kredive. Gjatë një konference për shtyp që u zhvillua në Egjipt, ku ndodhej për të marrë pjesë në bisedimet në lidhje me situatën në Rripin e Gazës, ai u shpreh se "sigurisht që problemi kryesor ishte rifillimi i dhënies së kredive".