Vazhdojnë ndihmat e Gjysmëhënës së Kuqe
Ankara - Vazhdojnë përpjekjet e Turqisë për të fashuar sado pak plagët e dramës njerëzore në Gaza. Bëhet e ditur se autokolona e ndihmave që Gjysmëhëna e Kuqe dërgoi në Palestinë ka dalë nga porta kufitare Xhlivegëzy në provincën Rejhanli të Hatajit. Autokolona prej 20 maunash transporton ndihma ushqimore dhe mjete mjekësore. Deri më sot nga kjo pikë kufitare janë dërguar për në Palestinë 38 maune me ndihma njerëzore