OKB: Civilët rrezikohen nga sulmet e rebelëve
Darfur - Rebelët në Darfur, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje me qeverinë e Sudanit, kanë vendosur të sulmojnë një qytet të rëndësishëm, ku vënë në rrezik jetët e 30 mijë civilëve, njoftuan trupat paqeruajtëse.
Forcat përkrahëse të Minni Arcua Minnaëit, ish-lider rebel, i cili aktualisht mban postin e ndimësit të presidentit, po përgatisin një kundërsulm në qytetin Muhajiriya, pasi humbën kontrollin e qytetit gjatë sulmit të një grupi rebel rival javën e kaluar, njoftoi sot Misioni i Përbashkët Afrikan dhe i OKB-së, UNAMID.
Kërcënimi i një vale të re dhune ka shtuar tensionin para shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, ku do të deklarohet nëse do të lëshohet një urdhërarrest për presidentin e Sudanit, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte në Darfur.
Më tepër se 20 persona u plagosën si pasojë e përplasjeve të djeshme mes mbështetësve të Minnaëit (Sudan Liberation Army) me rebelët e lëvizjes "Drejtësi dhe Barazi" (JEM) në afërsi të rrethinave jugore të Darfurit.