Uashington, koncert për ceremoninë e shkëmbimit
Uashington - Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet të presë Presidentin 44. Barak Obama. Në kuadër të ceremonisë historike të shkëmbimit, në Uashington u organizua një koncert i madh.
Pas ceremonisë së nesërme, e cila është një pikë kthese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë në historinë e vendit, bëhet president një njeri me ngjyrë.
Koncerti i madh i organizuar me këtë rast u bë në Uashington përpara përkujtimores së Abraham Linkolnit. Në të kënduan artistët më të njohur të vendit dhe u ndoq nga një numër i madh spektatorësh pavarësisht nga moti i ftohtë.
Në fjalimin që Obama mbajti përpara mijëra të pranishmëve tha se megjithë vështirësitë ekonomike dhe luftës në të cilën ndodhet vendi, kanë për t'i kapërcyer problemet.
Përpara ndërtesës së Kongresit ku do të bëhet edhe ceremonia e betimit është ndërtuar një platformë e madhe dhe janë marrë të gjitha masat për të pritur 2 milionë vetët që do të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Me mijëra punonjës të sigurimit do të kujdesen për ecurinë normale të ceremonisë.