E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: Iniciativa arabe për paqen e mundshme

Riad - Përfaqësuesi i Katërshes për Lindjen e Mesme, Tony Blair theksoi dje se iniciativa arabe për vendosjen e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve nuk është ''e vdekur'', por nevojitet konfirmimi nga të gjitha palët lidhur me parimin për dy shtetet.

"Iniciativa arabe për paqe nuk është e vdekur'', deklaroi Blair pas një takimi me mbretin e Arabisë Saudite, Abdallah. Gjatë një samiti që u zhvillua javën e kaluar në Doha, presidenti sirian, konfirmoi se iniciativa arabe për paqe me Izraelin, e ndërrmarrë në vitin 2002, u vra nga lufta në Gaza.

"Ajo u vra nga Izraeli dhe duhet të konsiderohet si e vdekur'', shtoi ai. Plani saudit u paraqit gjatë samitit arab që u zhvillua në Bejrut në vitin 2002 dhe më pas në mars të vitit 2007 në Riad.

Plani parashikon normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve arabe dhe Izraelit, në këmbim të tërheqjes së izraelitëve nga territoret arabe të zëna që nga qershori i vitit 1967, krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin kryeqytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›