Amerikanët në pritje të mesazhit “Obama” për bankat
Uashington -Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama do të shprehë "një mesazh të qartë" për bankierët pasi të marrë zyrtarisht detyrën, deklaroi këshilltari i tij i lartë David Axelrod, për rrjetin telelviziv ABC. "Mendoj se do të japë një mesazh tejet të qartë për bankierët. Dëshirojmë rifillimin e dhënies së kredive dhe nuk duam që paratë e taksapaguesve amerikanë të mos përdoren nga bankat për kredi", deklaroi Axelrod.
Ai shtoi se ekipi i Obamës do të diskutojë në lidhje me administrimin e Programit të Aseteve Ndihmëse për Situata të Vështira (TARP), në ditët pasuese pas ceremonisë që do të zhvillohet të martën në Uashington.