E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown:Do të luaj rol të rëndësishëm për qeveri të qëndrueshme


Kryeministri britanik, Gordon Brown premtoi dje se do të luante një rol të rëndësishëm që Britania e Madhe të kishte një qeveri të qëndrueshme dhe të fortë.
Pa pranuar humbjen pas një sondazhi të nxjerrë nga qendrat e votimit dhe që partia laburiste renditet në vendin e dytë pas konservatorëve, Brown theksoi se ''detyra ime ndaj vendit është të luaj rol të rëndësishëm që Britania e Madhe të ketë një qeveri të fortë, të qëndrueshme dhe morale''.

Kjo deklaratë e Brown vjen në një kohë kur të dyja partitë kryesore (laburistë dhe konservatore) pretendojnë të drejtën për të qeverisur, duke qene se asnjëra prej tyre nuk ka arritur një shumicë absolute.
Shumë ministra laburistë përmendën mundësinë për një kolacion me liberaldemokratët, pas zgjedhjeve legjislative të zhvilluara gjatë ditës së djeshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›